1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KosInvest hap konkurs pune për pozitën si në vijim:

  • Zyrtar/e për Administratë dhe Logjistikë (një pozicion)

Lokacioni: Zyra Qendrore, Prishtinë (Për shkak të përgjegjësive të pozitës, veçanërisht për vozitjen në relacionin Prishtinë-Klinë preferohen kandidatët nga Rajoni i Dukagjinit).

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive. 

Kriteret e Nevojshme për Pozitën e Zyrtarit/es për Administratë dhe Logjistikë:

ADMINISTRATË:

  • Pritja dhe përshëndetja e klientëve dhe vizitorëve në mënyrë miqësore dhe profesionale;
  • Sigurimi i një komunikimi efikas përmes telefonatave dhe pritjes së tyre në zyrë;
  • Përgjigjja në telefon dhe drejtimi i thirrjeve tek departamentet e nevojshme;
  • Ndihma në organizimin dhe koordinimin e takimeve dhe trajnimeve për stafin;
  • Përgjegjës për mbajtjen e inventarit dhe sigurimin e materialeve administrative të nevojshme në zyrë;
  • Koordinimi i vizitave të klientëve dhe të ftuarve në Zyrën Qendrore të KosInvest;
  • Pranimi, analizimi dhe dorëzimi për pagesë i të gjitha faturave të Zyrës Qendrore, si dhe i zyrave të tjera të KosInvest, në kohën e duhur;
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës, si fotokopjimi i dokumenteve, skanimi etj., për KosInvest;
  • Përgjegjës për përgatitjen e raporteve të ndryshme administrative mujore;
  • Ndihma në koordinimin e informacionit dhe bashkëpunimi me departamentet e tjera të KosInvest;
  • Informimi i plotë dhe njohja me të gjithë manualet, politikat dhe procedurat e KosInvest;
  • Sigurimi që të gjitha veprimet e administratës përputhen me politikat dhe rregulloret e organizatës;
  • Përgjegjës për udhëheqjen dhe përgatitjen e minutave të takimeve që kërkohen nga Menaxheri/ja e Zyrës për t'u prezantuar para Menaxhmentit;
  • Përgjegjës për hapjen e ofertave dhe përgatitjen e fletëanalizës me të dhënat e ofertuesve;
  • Sigurimi që informacioni delikat të trajtohet me konfidencialitet maksimal;
  • Kryerja e çdo detyre tjetër të kërkuar nga mbikëqyrësi/ja dhe menaxhmenti i KosInvest.

LOGJISTIKË:

  • Koordinimi dhe përcjellja e mirëmbajtjes dhe servisimit të automjeteve të KosInvest-it, gjeneratorëve dhe sistemit të ngrohjes.
  • Shënim: Të gjitha kërkesat për mirëmbajtje duhet të kalojnë përmes Mekanikut të Logjistikës.
  • Përgjegjës për furnizimin me karburant në mënyrë të rregullt dhe në kohë të gjeneratorit dhe sistemit të ngrohjes. Në raste të veçanta, përgjegjës edhe për furnizimin me karburant të automjeteve.
  • Kryen serviset e rregullta për të gjitha automjetet dhe është përgjegjës për riparimet e tjera që kryhen në garazhe të jashtme.
  • Ndihmon gjithashtu në blerjen/porositjen e pjesëve të nevojshme për automjetet. 
  • Përgjegjës gjithashtu për vozitjen e stafit/vizitorëve kur dhe ku është e nevojshme.
  • Përgjegjës për ndjekjen e të gjitha kërkesave të Politikës për Automjetet të KI.
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Menaxherit të Zyrës së KI, përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në, kërkesat administrative.
  • Përgjegjësi shtesë: Ofrimi i transportit për Drejtorin Ekzekutiv në relacionin Prishtinë–Klinë dhe anasjelltas.

Raporton tek:

Menaxheri/ja e Administratës

KËRKESAT PROFESIONALE DHE KUALIFIKIMET:

  • Të kuptojë dhe të jetë në përputhje me vizionin, misionin, vlerat thelbësore, qëllimet dhe objektivat e KosInvest.
  • Diplomë universitare në Fakultetin e Administratës, Ekonomisë, Menaxhmentit ose në ndonjë fushë tjetër relevante;
  • Preferohet së paku katër (4) vite përvojë pune në fushën e administratës apo në ndonjë fushë tjetër relevante;
  • Njohuri të shkëlqyera të komunikimit në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, në të folur dhe në të shkruar (preferohet edhe njohja e gjuhës serbe);
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit profesional me klientë dhe palë të treta;
  • Njohuri të shkëlqyera të Paketës MS Office;
  • Aftësi për të punuar në grup, fleksibilitet dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Të ketë aftësi të mira organizative, të menaxhimit të kohës dhe përcaktimit të prioriteteve;
  • Aftësi për të kryer detyra të shumta dhe për të pranuar udhëzime/kërkesa nga shumë persona në të njëjtën kohë.
  • Obligative: Patentë shofer kategoria B.

Do të kontaktohen vetëm kandídatët e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org

Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin në subjekt të emailit.  

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 16 Tetor 2026.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet