KosInvest hap konkurs pune për pozitën si në vijim:
Zyrtar i Lartë Kreditor - për Rajonin e Drenasit
(një pozicion)
KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.
Kriteret e Nevojshme për Pozitën e Zyrtarit/es së Lartë Kreditor/e
- Diplomë bachelor në Menaxhment, Ekonomi, Financa, ose fushë tjetër relevante.
- Përvojë e mëparshme e punës të paktën 2 vjeçare, në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ose Bankë, veçanërisht në rolin e Zyrtarit Kreditor.
- Të jetë i/e aftë të udhëheqë proceset e kredidhënies.
- Njohuri të mira të parimeve të mikrofinancës, praktikave të huadhënies dhe vlerësimit të rrezikut.
- Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur targetet e kredidhënies, duke ndjekur standardet dhe procedurat e institucionit.
- Aftësi për të punuar në bashkëpunim si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur kur kërkohet.
- Të jetë i/e aftë dhe i/e gatshëm për të punuar në mënyrë të drejtë me të gjitha grupet etnike.
- Të ketë njohuri të kërkesave ligjore dhe rregullative përkatëse në industrinë mikrofinanciare.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe (e folur dhe e shkruar). Njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi.
- Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
- Gatishmëri për të mësuar dhe përdorur sisteme të tjera, si Sistemi i Klientëve të Mikrofinancës.
- Të jetë i/e aftë dhe i/e motivuar për të punuar me njerëzit dhe për të ndihmuar në zhvillimin e komuniteteve lokale.
- Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer dhe të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda Kosovës.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Planifikon dhe zhvillon aktivitete marketingu në zonat e caktuara gjeografike, me qëllim promovimin e produkteve dhe shërbimeve të KosInvest.
- Siguron komunikim efektiv dhe profesional me klientët dhe palët e tjera të interesuara për të gjitha produktet dhe shërbimet e institucionit.
- Përzgjedhja e Klientit, Regjistrimi dhe Shpërndarja e Kredive në përputhje me Politikat dhe Procedurat e KosInvest.
- Monitoron dhe menaxhon vonesat në portfolion kreditore, duke ndërmarrë masa të menjëhershme për rikuperim dhe ulje të rrezikut.
- Asiston zyrën ligjore në rastet e ekzekutimeve të kredive, sipas kërkesës së Menaxherit të Degës.
- Zbaton me përpikëri politikat dhe procedurat e brendshme të KosInvest dhe siguron përputhshmëri me rregulloret në fuqi.
- Çdo detyrë tjetër sipas kërkesës nga Menaxhmenti i KosInvest dhe nga Menaxheri i Degës.
- Pjesëmarrja në trajnimet e KosInvestit, takimet dhe ngjarjet e tjera.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org
Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 14 Shtator 2026.
