1
PREMIUM PLUS

Kërkesë për Ofertë - Punime të brendshme dhe instalime në hapësirat e zyrave

Ruaj
KosInvest
Follow
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KËRKESË PËR OFERTË

Punime të brendshme dhe instalime në hapësirat e zyrave

Institucioni Mikrofinanciar KosInvest fton kompanitë e interesuara dhe të kualifikuara të paraqesin ofertën e tyre për realizimin e punimeve të brendshme dhe instalimeve në dy lokacione/objekte të zyrave të KosInvest.

Ofertuesit duhet të ofrojnë çmimet sipas specifikimeve të mëposhtme:

Nr. Përshkrimi i punimeve
1 Kabllim UTP Cat6
2 Tavan Armstrong
3 Ndriçim LED
4 Ndarje zyre me xham dhe kornizë
5 Kondicioner 9,000 BTU
6 Punë të paparashikuara / eventuale

Kërkesat për ofertuesin

Oferta duhet të përmbajë:

  1. Çmimin për secilin zë të specifikuar më lart;
  2. Vlerën totale me TVSH;
  3. Specifikimet teknike të materialeve dhe pajisjeve të propozuara;
  4. Afatin e përfundimit të punimeve;
  5. Afatin e dorëzimit të materialeve dhe pajisjeve;
  6. Periudhën e garancionit për punimet dhe pajisjet;
  7. Kushtet e pagesës;
  8. Të gjitha kostot e transportit, montimit, materialeve ndihmëse dhe punës duhet të jenë të përfshira në ofertë.

Vizita dhe matjet në terren

Për shkak qe punimet varen nga dimensionet dhe kushtet ekzistuese të hapësirave, ofertuesit duhet të bëjnë verifikimin dhe matjet në terren para përgatitjes së ofertës, në mënyrë që çmimi i ofruar të jetë sa më i saktë.

Verifikimi dhe matjet mund ti beni me date 21.08.2026 nga ora 10:00-13:00

Kërkesën për formën e ofertës mund ta pranoni përmes emailit zyrtar procurement_kosinvest@visionfund.org ose fizikisht në ditën e verifikimeve dhe matjeve.  

Dokumentacioni i kërkuar

Së bashku me ofertën financiare, ofertuesi duhet të dorëzojë:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat e biznesit;
  • Referenca për projekte të ngjashme, nëse ka;
  • Dokumente/specifikime teknike për pajisjet e propozuara, aty ku është e aplikueshme.

Kushtet e ofertës

Oferta duhet të jetë në Euro (€) dhe të përfshijë TVSH-në.

Oferta duhet të jetë e vlefshme për së paku 30 ditë nga data e dorëzimit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertës është 27.08.2026 deri në orën 15:00

Ofertat duhet të dorëzohen fizikisht në pliko të mbyllura me mbishkrimin “Punime të brendshme dhe instalime në hapësirat e zyrave– MFI KosInvest” në 

Adresën: Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03, Prishtinë
dhe njëkohësisht të dergohen edhe permes e-mailit zyrtar procurement_kosinvest@visionfund.org 

Shënim:

IMF KosInvest rezervon të drejtën të:

  • Anuloj kërkesën për ofertë pa obligime
  • Ftoj ofertuesit për rishqyrtim të ofertave dhe të kërkojë sqarime shtesë nga ofertuesit gjatë procesit të vlerësimit.

Kontakt:

Për informacione shtesë:
procurement_kosinvest@visionfund.org
038 240 664 ose 048174154

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet