1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KORPORATA RUGOVE është një nga kompanitë lider në industrinë e ushqimit në Kosovë, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe produktet e bulmetit Rugove. Me përvojë shumëvjeçare dhe standarde të larta cilësie, ne po zgjerojmë ekipin dhe kërkojmë kandidate/ë të përkushtuar për t’u bashkuar me ne në qumështoren tonë në Sigë, Pejë. 

Pozitat e hapura janë:

  • OPERATOR/E NË PROCESIM DHE MBUSHJE (5 pozita)
  • OPERATOR/E NË PRODHIM (5 pozita)
  • SERVISER/E (1 pozitë)

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
  • E preferueshme të jetë banor i regjionit të Pejës ose rrethinës.
  • Për pozitën Serviser e preferueshme të ketë përvojë pune në industri të ngjashme dhe të ketë njohuri në fushat: mekanikë, elektrikë, si dhe njohje elementare të gjuhës angleze.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Trajnime dhe mundësi zhvillimi.
  • Kompensim sipas rezultateve të arritura.
  • Shujta ditore e siguruar nga kuzhina qendrore e fabrikës.
  • Sigurim shëndetësor, 50% të paguar nga kompania.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.

SI TË APLIKOHET

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 16 Shtator 2026, kurse vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret aplikimet nga të gjithë kandidatët, pa dallim gjinie apo të ndonjë baze tjetër të mbrojtur nga legjislacioni në fuqi.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet