1
PREMIUM PLUS

Punëtor për Prodhim dhe Montim (5)

Ruaj
OLYMP Haus
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

 OLYMP HAUS – SHPALL KONKURS PUNE

Kompania OLYMP Haus, me seli në Prishtinë ne adrese te fabrikes  Zona Industriale, e specializuar në prodhimin dhe montimin e shtëpive të parafabrikuara, për shkak të zgjerimit të aktivitetit shpall konkurs për:

5-6 PUNËTORË PËR PRODHIM DHE MONTIM

Kërkojmë persona të përgjegjshëm, punëtorë dhe të motivuar, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen ekipit tonë profesional.

Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë në:

  • Punë ndërtimore dhe montuese;
  • Përpunim dhe punim me dru;
  • Montim të konstruksioneve;
  • Përdorim të veglave dhe pajisjeve të punës;
  • Prodhim ose montim të elementeve të shtëpive të parafabrikuara.

  DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Pjesëmarrje në procesin e prodhimit të elementeve të shtëpive të parafabrikuara;
  • Montim dhe përfundim i elementeve sipas planeve dhe udhëzimeve teknike;
  • Përdorim i rregullt dhe i sigurt i veglave dhe pajisjeve të punës;
  • Kujdes ndaj cilësisë dhe saktësisë së punimeve;
  • Mirëmbajtja e rregullit dhe pastërtisë në vendin e punës;
  • Bashkëpunim me ekipin gjatë prodhimit dhe montimit;
  • Respektimi i rregullave të sigurisë dhe procedurave të kompanisë;
  • Gatishmëri për punë në teren, sipas nevojës së projekteve.

  KËRKESAT

  • Përvojë pune në ndërtimtari, montim, zdrukthëtari ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi praktike dhe teknike;
  • Përgjegjësi dhe seriozitet në punë;
  • Aftësi për të punuar individualisht dhe në ekip;
  • Respektim i orarit dhe rregullave të punës;
  • Përkushtim dhe vullnet për punë.

Kandidatët me përvojë në ndërtim dhe montim do të kenë përparësi.

Të gjithë të interesuarit të lajmrohen në numrin kontaktues të poshëshënuar.

Lokacioni: OLYMP Haus - Zona Industriale, Prishtinë

Tel: +383 49 989 000

Afati i aplikimit: 30.09.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet