KosovaJob
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë E re

Këshilltar i Përgjithshëm/Sekretar Korporativ (Alb/Srb)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Administratë Skadon më 16 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës konkretisht Neni 8, Rregulloren Nr. 02/2024 Procedurat e Rekrutimit dhe Emërimit të Zyrtarëve të Lartë në KMDK Sh.A., Rregulloren Nr. 02/2025 për Organizimin e Brendshëm, Pagat, Benefitet dhe shtesat në KMDK Sh.A dhe Vendimin e U.D. Kryeshefes Ekzekutive të KMDK Sh.A nr. 451/2026 të datës 25.11.2026 KMDK Sh.A shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli: Këshilltar i Përgjithshëm/Sekretar Korporativ;

Numri i Referencës: ZP/KJ-19-2026;

I raporton: Bordit të Drejtorëve; 

Niveli i pagës me koeficient 70: 1400.00€ (Njëmijë e katërqind euro) bruto në muaj, subjekti i ndryshimit sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve të KMDK-së;

Orët e Punës: Dyzet (40) orë në javë;

Kohëzgjatja e kontratës: Me mandat tre vjeçar (3 vite);

Vendi i punës: KMDK Sh.A, Prishtinë.

Përmbledhje:

  • Këshilltari i Përgjithshëm/Sekretari Korporativ ka për detyrë të mbështesë Bordin e Drejtorëve në funksionimin efikas, ligjor dhe të dokumentuar, në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, aktet themelore të KMDK-së dhe rregulloret e brendshme. Ai/ajo luan një rol kyç në mbështetjen administrative dhe ligjore të Bordit të Drejtorëve dhe ndërlidhjen ndërmjet bordit dhe menaxhmentit ekzekutiv.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Siguron mbështetje administrative, ligjore dhe procedurale për Bordin e Drejtorëve, duke përgatitur dhe ruajtur të gjitha materialet, procesverbalet dhe vendimet e bordit dhe komiteteve të tij;
  • Koordinon mbledhjet e Bordit dhe komisioneve, përfshirë ftesat, agjendat, dokumentet mbështetëse dhe komunikimet ndërmjet anëtarëve të bordit dhe menaxhmentit, sipas udhёzimeve nga Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve;
  • Mban procesverbalin e takimeve të Bordit të Drejtorëve dhe shpërndan procesverbalin tek drejtorёt dhe NJPMNP ma se largu shtatë ditë nga mbajtja e mbledhjes se Bordit;
  • Mbështet Bordin e Drejtorëve në arritjen e përputhshmërinë e punës së Bordit me ligjet në fuqi, aktet themeluese dhe rregulloret e brendshme të KMDK-së;
  • Ruan dhe mirëmban të gjitha regjistrimet formale të institucionit, duke përfshirë dokumentacionin e qeverisjes, aktet themelore, kontratat e nivelit të lartë dhe vendimet strategjike;
  • Këshillon Bordin e Drejtorëve në çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen korporative, etikën institucionale dhe procedurat statutare;
  • Mbështet punën e Komisioneve të Bordit të Drejtorëve, sipas udhëzimeve nga kryesuesit e komisioneve; 
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve zyrtare, përfshirë raportet vjetore të qeverisjes, raportet për institucionet mbikëqyrëse;
  • Merret me regjistrimin zyrtar tё ndryshimeve tё cilat kërkohen sipas ligjit tё regjistrohen nё regjistrin e Kosovёs për shoqëritë tregtare dhe emrat tregtar; 
  • Mbështet komunikimin zyrtar ndërmjet Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefit Ekzekutiv, duke siguruar rrjedhën efektive të vendimmarrjes dhe raportimit të ndërsjellë, sipas udhëzimeve nga Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve;
  • Zbaton praktikat më të mira të transparencës, integritetit dhe ruajtjes së konfidencialitetit, në përputhje me legjislacionin;
  • Kryen detyra të tjera të deleguara nga Bordi i Drejtorëve ose Kryeshefi Ekzekutiv, në funksion të mirëfunksionimit të strukturave të qeverisjes dhe përmbushjes së misionit institucional të KMDK-së.

Përvoja/Edukimi:

  • Diplomë universitare në drejtësi (juridik).

  • Minimum 5 vite përvojë profesionale, nga të cilat së paku 3 vite në funksione të qeverisjes institucionale, mbështetje ligjore apo administrim korporativ;

  • Njohuri të avancuara në ligjet që rregullojnë ndërmarrjet publike, funksionimin e bordeve dhe administrimin e dokumentacionit zyrtar;

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe konfidencialitet të lartë profesional;

  • Njohuri e gjuhës angleze dhe përdorim i avancuar i platformave të menaxhimit të dokumentacionit.

Shkathtësitë tjera:

  • Të ketë aftësi të komunikimit dhe të bashkëpunimit me Bordin e Drejtorëve dhe menaxhmentin e kompanisë;

  • Integritet dhe etikë e lartë institucionale;

  • Aftësi në menaxhimin e informacionit delikat dhe marrëdhënieve ndër-institucionale;

  • Saktësi në përgatitjen dhe ruajtjen e dokumentacionit zyrtar;

  • Aftësi për të koordinuar me struktura drejtuese dhe nivele të larta menaxheriale.

Procedura e konkurrimit:

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar për aplikim mund ta tërheqin në zyrën e Burimeve Njerëzore të KMDK Sh.A apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: https://kmdk-ks.org/. Dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohet vetëm në formë fizike në zarf/pliko të mbyllur tek Zyrtarja për Zhvillimin dhe Administrimin e Burimeve Njerëzore në KMDK Sh.A. Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe adresën elektronike.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formulari zyrtar i aplikimit (i plotësuar dhe i nënshkruar);

  • Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide;

  • CV e detajuar me përvojë pune;

  • Diploma dhe dëshmi të kualifikimeve (diplomat e marra jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI);

  • Dëshmi për përvojën e punës (kontrata ose vërtetime dhe pasqyrë e kontributeve pensionale); 

  • Certifikata se kandidati nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar (jo më e vjetër se 3 muaj nga data e publikimit të konkursit); dhe

  • Letër motivimi që paraqet lidhjen ndërmjet përvojës profesionale dhe kualifikimeve me pozitën e shpallur.

Dokumentacioni i paplotë sjell diskualifikim. Kandidatët janë përgjegjës për plotësimin e saktë të aplikacionit. KMDK Sh.A mund të kërkojë plotësim të dokumenteve deri në ditën e parafundit të afatit të konkursit. Përgjatë zhvillimit të procedurës së konkursit, KMDK ruan të drejtën e kërkesës së dokumenteve dhe informatave shtesë nga aplikantët.

Mënyrat e vlerësimit dhe kriteret e poentimit

Vlerësimi i aplikimeve të konkursit publik në KMDK përmban gjithsej njëqind (100) pikë, ku kalueshmëria është arritja e së paku pesëdhjetë (50) pikëve nga të gjitha fazat e konkursit publik. Kriteret e poentimit: jetëpërshkrimi (CV) e kandidatit vlerësohet deri në tridhjetë (30) pikë dhe intervistimit deri në shtatëdhjetë (70) pikë.

Afati për aplikim është deri me datën: 16.12.2026 në orën 16:00.                                    

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me Zyrën e Burimeve Njerëzore të KMDK në numrat e telefonit 038/600–551 dhe 038/600-552 apo në adresën elektronike burimetnjerzore@kmdk-ks.org


Na osnovu Zakona br. 03/L-087 o javnim preduzećima, Zakona br. 03/L-212 o radu, konkretno člana 8, Pravilnika br. 02/2024 o postupcima zapošljavanja i imenovanja visokih zvaničnika u KMDK Sh.A., Pravilnika br. 02/2025 o unutrašnjoj organizaciji, platama, beneficijama i dodacima u KMDK Sh.A., kao i Odluke vršiteljke dužnosti glavne izvršne direktorke KMDK Sh.A. br. 451/2026 od 25.11.2026. godine, KMDK Sh.A. objavljuje sledeći:

JAVNI KONKURS
ZA POPUNU RADNOG MESTA

Naziv pozicije: Korporativni sekretar i generalni savetnik

Referentni broj: ZP/KJ-19-2026

Podređuje se: Upravnom odboru

Nivo plate sa koeficijentom 70: 1.400,00 € (hiljadu četiri stotine evra) bruto mesečno, podložna promenama u skladu sa odlukom Upravnog odbora KMDK-a

Radno vreme: Četrdeset (40) sati nedeljno

Trajanje ugovora: Mandat od tri (3) godine

Mesto rada: KMDK Sh.A, Priština

Sažetak:
Korporativni sekretar i generalni savetnik je odgovoran za podršku Upravnom odboru u efikasnom, zakonitom i dokumentovanom funkcionisanju u skladu sa Zakonom o javnim preduzećima, osnovnim aktima KMDK-a i internim pravilnicima. On/ona ima ključnu ulogu u administrativnoj i pravnoj podršci Upravnom odboru i u povezivanju odbora sa izvršnim menadžmentom.

Dužnosti i odgovornosti:

  • Obezbeđuje administrativnu, pravnu i proceduralnu podršku Upravnom odboru pripremajući i čuvajući sve materijale, zapisnike i odluke odbora i njegovih komisija;

  • Koordinira sastanke odbora i komisija, uključujući pozive, dnevni red, prateću dokumentaciju i komunikaciju između članova odbora i menadžmenta, prema uputstvima predsednika Upravnog odbora;

  • Vodi zapisnik sa sastanaka Upravnog odbora i distribuira ga članovima odbora i NJPMNP najkasnije sedam dana od održanog sastanka;

  • Podržava Upravni odbor u postizanju usklađenosti rada odbora sa važećim zakonima, osnovnim aktima i internim pravilnicima KMDK-a;

  • Čuva i održava sve formalne registre institucije, uključujući dokumentaciju o upravljanju, osnovne akte, ugovore visokog nivoa i strateške odluke;

  • Savetuje odbor u pitanjima korporativnog upravljanja, institucionalne etike i statutarnim procedurama;

  • Podržava rad komisija Upravnog odbora prema uputstvima predsednika komisija;

  • Pomaže u pripremi zvaničnih izveštaja, uključujući godišnje izveštaje o upravljanju i izveštaje za nadzorna tela;

  • Bavi se zvaničnom registracijom promena koje se zakonom moraju evidentirati u registru privrednih društava Kosova i trgovačkih naziva;

  • Podržava zvaničnu komunikaciju između odbora i izvršnog direktora, osiguravajući efikasan tok donošenja odluka i međusobnog izveštavanja, prema uputstvima predsednika Upravnog odbora;

  • Primjenjuje najbolje prakse transparentnosti, integriteta i očuvanja poverljivosti u skladu sa zakonodavstvom;

  • Obavlja druge zadatke koje delegira Upravni odbor ili izvršni direktor radi efikasnog funkcionisanja struktura upravljanja i ostvarivanja institucionalne misije KMDK-a.

Iskustvo/Obrazovanje:

  • Univerzitetska diploma iz prava;

  • Minimum 5 godina profesionalnog iskustva, od čega najmanje 3 godine u funkcijama institucionalnog upravljanja, pravne podrške ili korporativne administracije;

  • Napredno znanje zakona koji regulišu javna preduzeća, funkcionisanje odbora i upravljanje zvaničnom dokumentacijom;

  • Izvrsne organizacione i komunikacione veštine i visok profesionalni nivo poverljivosti;

  • Poznavanje engleskog jezika i napredno korišćenje platformi za upravljanje dokumentacijom.

Druge veštine:

  • Sposobnost komunikacije i saradnje sa Upravnim odborom i menadžmentom kompanije;

  • Integritet i visok nivo institucionalne etike;

  • Veštine upravljanja osetljivim informacijama i međuinstitucionalnim odnosima;

  • Preciznost u pripremi i čuvanju zvanične dokumentacije;

  • Sposobnost koordinacije sa rukovodećim strukturama i visokim menadžerskim nivoima.

Procedura konkursa:

Zainteresovani kandidati mogu preuzeti zvanični formular za prijavu u kancelariji Kadrovskih resursa KMDK Sh.A ili ga preuzeti sa internet stranice: https://kmdk-ks.org/. Potrebna dokumentacija se podnosi isključivo u fizičkom obliku, u zatvorenoj koverti kod službenika za razvoj i administraciju kadrovskih resursa KMDK Sh.A. Kandidati moraju tačno navesti adresu, kontakt telefon i email adresu.

Dokumenti potrebni za prijavu:

  • Popunjen i potpisan zvanični formular prijave;

  • Kopija važeće lične karte ili pasoša;

  • Detaljan CV sa radnim iskustvom;

  • Diplome i dokazi o kvalifikacijama (diplome stečene van Kosova moraju biti nostrifikovane od strane MAShTI);

  • Dokaz o radnom iskustvu (ugovori ili potvrde i pregled penzijskih doprinosa);

  • Potvrda da kandidat nije pod istragom i da nije osuđivan (ne starija od 3 meseca od datuma objavljivanja konkursa);

  • Motivaciono pismo koje povezuje profesionalno iskustvo i kvalifikacije sa pozicijom.

Nepotpuna dokumentacija dovodi do diskvalifikacije. Kandidati su odgovorni za tačno popunjavanje prijave. KMDK Sh.A može zahtevati dopunu dokumenata do predzadnjeg dana roka konkursa. Tokom procesa konkursa, KMDK zadržava pravo traženja dodatnih dokumenata i informacija od kandidata.

Metode ocenjivanja i kriterijumi bodovanja:

Ocena prijava za javni konkurs u KMDK ukupno iznosi sto (100) poena, pri čemu je prolaz minimalno pedeset (50) poena iz svih faza konkursa. Kriterijumi bodovanja: CV kandidata do 30 poena, intervju do 70 poena.

Rok za prijavu: do 16.12.2026. u 16:00 časova

Za dodatne informacije možete kontaktirati Kancelariju kadrovskih resursa KMDK-a na broj telefona 038/600–551 i 038/600-552 ili putem emaila: burimetnjerzore@kmdk-ks.org

 

Afati: 16 dhjetor 2026 · edhe 21 ditë
Apliko tani
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë
Shërbime Publike, Qeveritare
20Ndjekës
5Shpallje aktive
Kategoria Administratë
Skadon 16/12/26 (21 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë