1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR ANGAZHIM TË PERSONELIT AKADEMIK

Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, Statutit të Kolegjit Riinvest, Rregullores për Zgjedhjen, Rizgjedhjen dhe Avancimin e Personelit Akademik, si dhe akteve të tjera ligjore në fuqi, Kolegji Riinvest shpall konkurs për angazhim të personelit akademik për:

Programet e studimit:

  • Programim
  • Marketing Digjital
  • Biznes Digjital
  • Dizajn Grafik
  • Dizajn Interieri
  • Brendim & Komunikim në Modë

Kandidati/ja duhet të:

  • ketë të përfunduara së paku studimet Master i Shkencave (MSc) në fushën përkatëse;
  • ketë minimum pesë (5) vite përvojë profesionale, të dokumentuar;
  • plotësojë kriteret e përcaktuara me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi për angazhimin e personelit akademik.

Programet e studimit:

  • Ekonomi
  • Biznes dhe Menaxhment
  • Gazetari
  • Media dhe Komunikim
  • Juridik
  • Psikologji
  • Arkitekturë

Kandidati/ja duhet të:

  • ketë të përfunduara studimet e doktoraturës (PhD) në fushën përkatëse;
  • ketë të paktën një (1) publikim shkencor nga fusha e studimit/programit, si autor i parë ose autor korrespondent, të indeksuar në Scopus dhe/ose Web of Science;
  • plotësojë kriteret e përcaktuara me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi për zgjedhje në titullin akademik.

Dokumentet e nevojshme per aplikim:

  • Curriculum Vitae (CV);
  • Listën e publikimeve shkencore, së bashku me lidhjet (link) të revistave ku janë publikuar;
  • Kopjet e noterizuara të diplomave (për diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës);
  • Vendimin për njohjen (nostrifikimin) e diplomës së fituar jashtë vendit;
  • Dokumente të tjera relevante që mbështesin plotësimin e kritereve për programin për të cilin aplikohet.

Afati dhe menyra e aplikimit:

Afati i fundit për aplikim është 𝟭𝟵 𝗸𝗼𝗿𝗿𝗶𝗸 𝟮𝟬𝟮𝟲. Dokumentacioni i plotë duhet të dërgohet në adresën elektronike: info@riinvest.net
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e konkursit dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.
Kolegji Riinvest garanton një proces të drejtë, transparent dhe të bazuar në meritë dhe inkurajon të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret të aplikojnë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet