1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Agjent i Shitjes në Terren

Përgjegjësitë:

  • Promovon dhe prezanton shërbimet e King Security tek klientët potencialë.
  • Viziton biznese dhe klientë në terren për të identifikuar nevojat e tyre për siguri.
  • Përgatit oferta dhe negocion kushtet e bashkëpunimit me klientët.
  • Ndërton dhe ruan marrëdhënie profesionale me klientët ekzistues dhe të rinj.
  • Identifikon mundësi të reja në treg dhe kontribuon në zgjerimin e bazës së klientëve.
  • Evidenton aktivitetet ditore, kontaktet dhe rezultatet e shitjes në sistemin e kompanisë.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipet e instalimit, operativës dhe administratës për realizimin e kontratave.
  • Përfaqëson kompaninë me profesionalizëm dhe respekton standardet e King Security.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme (arsim universitar në Ekonomi, Marketing ose Menaxhim përbën përparësi).
  • Së paku 1 vit përvojë në shitje, marketing ose marrëdhënie me klientë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, prezantuese dhe negociuese.
  • Motivim për arritjen e objektivave dhe orientim drejt rezultateve.
  • Aftësi për planifikim, organizim dhe menaxhim efektiv të kohës.
  • Gatishmëri për punë të vazhdueshme në terren.
  • Patentë shoferi, kategoria B (obligative).
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Ne ofrojmë:

  • Pagë bazë konkurruese.
  • Bonus motivues bazuar në performancë.
  • Trajnime profesionale dhe zhvillim të vazhdueshëm.
  • Mundësi reale për avancim në karrierë.
  • Automjet të kompanisë për nevoja pune.
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës.

Aplikimi: Dërgoni CV-në tuaj në info@kingsecurityks.com ose na kontaktoni në 045 222 739 / 049 222 739.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet