Po punësojmë: 2 Agjente Shitjesh me orar të plotë
Europcar Kosovo po kërkon persona të motivuar dhe të besueshëm për t’iu bashkuar ekipit tonë si Agjentë Shitjesh me orar të plotë.
Kandidatët e përzgjedhur do të punojnë në zyrën tonë në terminalin e makinave me qira në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”dhe do të jenë përgjegjës për rezervimet, shitjet, dorëzimin e automjeteve dhe shërbimin ndaj klientit.
Kërkesat:
- Patentë shoferi e vlefshme dhe histori e pastër drejtimi
- Aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze; gjuhët e tjera janë avantazh
- Përvojë e mëparshme në shitje ose shërbim ndaj klientit është e preferueshme
- Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe zgjidhjeje të problemeve
- Njohuri bazë të kompjuterit
- Aftësi për të menaxhuar me saktësi pagesat me para të gatshme dhe me kartelë
- Interesi për automjetet dhe njohuritë bazë rreth veçorive të tyre janë avantazh
- Diplomë universitare është avantazh
- Paraqitje dhe qëndrim profesional
- Fleksibilitet për të punuar gjatë fundjavave, festave zyrtare dhe periudhave me fluks të lartë udhëtarësh
- Aftësi për të qëndruar i qetë, i organizuar dhe profesional në një ambient kërkues dhe me ritëm të shpejtë
Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i rezervimeve të automjeteve dhe kontratave të qirasë
- Asistimi i klientëve gjatë gjithë procesit të qirasë, marrjes dhe kthimit të automjetit
- Prezantimi i shërbimeve të kompanisë, përmirësimeve të paketave dhe opsioneve shtesë
- Trajtimi profesional i pyetjeve, ankesave, vonesave dhe ndryshimeve të minutës së fundit
- Menaxhimi i disa klientëve, rezervimeve dhe telefonatave në të njëjtën kohë
- Kontrollimi dhe dokumentimi i gjendjes së automjetit para dhe pas çdo qiraje
- Herë pas here drejtimi i automjeteve drejt lokacioneve të afërta për marrje ose dorëzim
- Sigurimi i një eksperience të mirë dhe pozitive për klientët
Orari i punës:
- Pozicion me orar të plotë, 6 ditë në javë
- Ndërrime javore të alternuara; punonjësit zakonisht ndërrohen mes ndërrimit të mëngjesit dhe atij të natës. Orari përfundimtar do të diskutohet dhe dakordësohet
- Ndërrimi i mëngjesit: 07:30–16:00
- Ndërrimi i natës: 16:00–00:00
- Ofrohet transport falas me autobus të aeroportitpër marrjen dhe kthimin e punonjësve
Çfarë ofrojmë:
- Pagë fillestare: 600 € në muaj
- Mundësi për të përfituar bakshishe të mira
- Trajnim profesional dhe orientim në fillim të punës
- Ambient dinamik pune me klientë ndërkombëtarë
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”
Kandidatët e interesuar mund ta dërgojnë CV-në në emailin: reashkodra004@gmail.com