
Konkurs Pune – FeKs Pharma
Në FeKs Pharma, çdo produkt është më shumë se një emër – është një premtim për shëndet më të mirë. Ne besojmë se kujdesi fillon me njerëzit që e japin energjinë, idetë dhe pasionin e tyre çdo ditë. Po kërkojmë profesionistë që duan të jenë pjesë e një historie ku dashuria për jetën dhe inovacioni bashkohen për të sjellë ndryshim të prekshëm.
Pozitat e Hapura
- Përfaqësues Mjekësor
- Agjent Shitjesh
Kriteret për Përfaqësues Mjekësor
- Diplomë bachelor në: Farmaci, Mjekësi, Stomatologji, Ekonomi.
- Njohuri mbi produktet farmaceutike.
- Njohuri bazike për promovim dhe marketing farmaceutik.
- Aftësi të larta komunikuese, vetë-iniciativë, motivim dhe punë ekipore.
- Përvoja në kompani farmaceutike është përparësi.
- Patentë shoferi – e domosdoshme.
Kriteret për Agjent Shitjesh
- Diplomë bachelor në Ekonomi ose fusha të tjera relevante me shitje dhe marketing.
- Studentët në përfundim të studimeve mund të aplikojnë gjithashtu.
- Njohuri mbi teknikat e shitjes dhe distribuimit.
- Eksperienca në shitje dhe promovim është përparësi.
- Njohuri mbi praktikat e mira të storimit dhe distribuimit farmaceutik.
- Eksperienca në kompani farmaceutike lokale është përparësi.
- Patentë shoferi – e domosdoshme.
Pse të zgjedhësh FeKs Pharma?
- Karrierë që rritet me ty – mundësi për të mësuar, avancuar dhe ndërtuar rrugën tënde profesionale.
- Ekip që të mbështet – bashkëpunim i sinqertë, respekt dhe hapësirë për kreativitet.
- Punë me kuptim – çdo ditë kontribuon në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve.
- Mjedis inovativ – idetë e reja shndërrohen në projekte konkrete
Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në me foto dhe dokumentet që vërtetojnë kualifikimet tuaja në: info@fekspharma.com 049 188 300
Në subjekt të email-it, specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Vetëm aplikimet e kompletuara do të shqyrtohen.
Kandidatët që i plotësojnë kriteret do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Afati i fundit: 10.09.2026, ora 16:00
Ndërto me ne një të ardhme ku shëndeti është prioritet.