Praktikant/e në Marketing Digjital
KONKURS
KosovaPress hap konkurs për Praktikant/e në Marketing Digjital (2)
Kërkojmë një person kreativ, të motivuar dhe me interes për marketingun digjital dhe rrjetet sociale.
Detyrat kryesore:
- Menaxhim dhe përgatitje e përmbajtjes për rrjete sociale;
- Ndihmë në kampanja promocionale;
- Monitorim i performancës së postimeve;
- Hulumtim i trendeve dhe ideve të reja.
Kërkesat:
- Student/e ose i/e diplomuar së fundmi;
- Njohuri bazë të Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube;
- Kreativitet, komunikim i mirë dhe gatishmëri për të mësuar;
- Njohja e Canva, Photoshop ose Premiere Pro është përparësi.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në përmes butonit "Apliko Këtu".
Konkursi mbetet i hapur nga data 03.11.2026 deri me datë 15.11.2026