NJOFTIM PUNE
Kid Zone Kosova shpk, një kompani e njohur në sektorin e retail që operon në Kosovë që nga viti 2014 si pjesë e Grupit BALFIN, ofron një gamë të gjerë me mbi 30,000 produkte, duke u bërë një markë e njohur që plotëson nevojat e të gjitha grupeve demografike. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Shqiperinë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, JUMBO njihet për produkte me cilësi europiane, një shumëllojshmëri të madhe artikujsh dhe çmime konkurruese.
Profili i Grupit BALFIN : BALFIN Group është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Portofoli i tij i larmishëm shtrihet në disa sektorë, përfshirë bankarinë, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Mane Foundation.
Pozicioni i punës: Sistemues/e
Departamenti: Operacione
Vendndodhja: Central Park
PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
Një Sistemues/e është përgjegjës për sistemimin e produkteve në vendet përkatëse sipas standarteve të vendosura nga kompania. Ai/ajo kryen mbushjen e rafteve në mënyrë të vazhdueshme dhe është përgjegjës për pastërtinë, si dhe rregullon në mënyrë të vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe më gjerë. Asiston në shitjen e produkteve sipas kërkesës së klientit duke ju përmbajtur standartit të shërbimit ndaj klientit me një cilësi të shkëlqyer komunikimi.
FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:
- Mban pastër dhe të rregullt departamentin përkatës dhe më gjerë në rast të kërkesës nga menaxhimi;
- Sistemon produktet në raftet dhe në ishuj në mënyrë të vazhdueshme në fillim të turnit dhe në vijim sipas politikës merchandising të kompanisë, duke punuar në koordinim me supervizorin e departamentit dhe merchandiserit e dyqanit;
- Bën mbushjen e dyqanit sipas kërkesave dhe porosive të bëra nga supervizori duke asistuar në të gjitha proceset e punës. (marrja e produkteve, dërgesa për sallë, sistemimi);
- Përkujdeset që produktet të jenë të ekspozuara sipas standarteve të kompanisë ku përfshihet reklamimi, çmimi dhe sasia;
- Njeh më së miri produktet e departamentit përkatës duke përfshirë shumëllojshmërinë, sasinë, dhe vetitë e tyre;
- Ndihmon në mbledhjen dhe stokimin e produkteve me kod sezonal gjatë mbylljes së tyre dhe përkujdeset që stokimi të jetë korrekt;
- Informon klientin mbi produktin me vetitë dhe cilësitë e produktit bazuar në kërkesën e tij;
- Sillet situativ në rast të problemeve me klientin, përdor njohuritë e tij për të sqaruar keqkuptimet dhe kërkon ndihmë nga superiori nëse është e nevojshme;
- Merr masa korrigjuese/ parandaluese gjatë punës operacionale në dyqan për të shmangur pakënaqësitë e klientit të ndodhura nga pakujdesia;
- Shoqëron klientin deri në vendndodhjen e produktit në rast të kërkesës nga ana e klientit dhe asiston në shitjen e produktit;
- Identifikon nevojat e klientëve në mënyrë që të plotësojë kërkesat/ nevojat duke i lënë ata të kënaqur.
- Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit për çdo problem në lidhje me produktin;
- Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit për çdo problem ose incident në lidhje me klientët dhe ndihmon në zgjidhjen e tij përfundimtare;
- Raporton te supervizori/ menaxheri i dyqanit në mënyrë të menjëhershme për avari të ndryshme për të cilat është dëshmimtar i momentit;
- Respekton rregulloren e brendshme të kompanisë, kujdeset për kodin e veshjes dhe sjelljes në punë;
- Respekton dhe përshëndet klientin i pari që në momentin e parë që ka kontakt me të;
- Ndihmon në trajnimin e personelit të ri kur i kërkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjësit e rinj të departamentit të vet dhe më gjerë;
- Jep feedback në rastet e kërkuara mbi performancën e punonjësit të ri që i është caktuar për trajnim;
- Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan, dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorët, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
KËRKESAT:
- Arsim i mesëm ose i lartë
- Të paktën një vit përvojë në shitje
- Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera do të përbënin avantazh
AFTËSI TË TJERA:
- Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
- Aftësi për të njohur kodet e produkteve dhe vetitë e tyre, si dhe për t’ja shpjeguar këto klientit dhe të tjerëve;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
- Aftësi për t’u përballur me situata të ndryshme të momentit;
- Aftësi për t’i siguruar klientëve shërbim efikas në çdo kohë;
- Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët;
Mënyra e aplikimit*: Ju lutem dërgoni CV-në tuaj në email adresën: hr@jumbo-ks.com
apo aplikoni online përmes linkut:
FORMË APLIKIMI
Afati i dorëzimit: 25/09/2026
SHENIM: Ky përshkrim i punës nuk është gjithpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë edhe detyra të tjera në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës/kompanisë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.