Inxhinier/e (Profile të Ndryshme Profesionale)
KONKURS PËR PUNËSIM
ERK CONSTRUCTION INC. – DEGA NË KOSOVË
Pozita: Inxhinier/e – Profile të ndryshme profesionale
Vendi i punës: Ferizaj, Republika e Kosovës
Forma e punës: Me prezencë fizike, hibride dhe në distancë, varësisht nga kërkesat e projekteve. Përvoja e kërkuar: Minimum 5 (pesë) vite përvojë profesionale pas diplomimit. Afati i aplikimit: 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e publikimit të konkursit.
RRETH KOMPANISË
ERK CONSTRUCTION INC. – Building Strong
ERK CONSTRUCTION INC. është kompani kanadeze, e themeluar në vitin 2018, e specializuar në ofrimin e shërbimeve profesionale të ndërtimit dhe realizimin e projekteve ndërtimore me standarde të larta të cilësisë.
Me mbi 40 vite përvojë të përbashkët të ekipit profesional, kompania ka zhvilluar ekspertizë të gjerë në realizimin e projekteve komerciale dhe ndërtimore në provincat Alberta dhe British Columbia të Kanadasë.
Kompania ushtron aktivitetin e saj edhe në Republikën e Kosovës përmes ERK CONSTRUCTION INC. – Dega në Kosovë, duke synuar zgjerimin e aktiviteteve, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe realizimin e projekteve sipas standardeve bashkëkohore dhe ndërkombëtare.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit profesional, kompania shpall konkurs për angazhimin e profesionistëve nga profilet e mëposhtme inxhinierike.
1. POZITAT DHE KUALIFIKIMET PROFESIONALE
a) Inxhinier i diplomuar i Ndërtimtarisë – drejtimi Konstruktiv
- Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit.
- Të jetë i certifikuar si ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë nga ministria kompetente për punën, përkatësisht MPMS/MFPT, sipas kompetencave përkatëse.
- Të posedojë certifikim si specialist për organizimin dhe menaxhimin e kantierit në ndërtim, të lëshuar nga një trup certifikues i akredituar dhe me akreditim aktiv.
b) Inxhinier i diplomuar i Ndërtimtarisë – drejtimi Hidroteknik
- Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit.
- Të jetë i certifikuar si ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë nga ministria kompetente për punën, përkatësisht MPMS/MFPT, sipas kompetencave përkatëse.
- Të posedojë certifikim si specialist për organizimin dhe menaxhimin e kantierit në ndërtim, të lëshuar nga një trup certifikues i akredituar dhe me akreditim aktiv.
c) Master i Shkencave Teknike – drejtimi Gjeoteknikë
- Diplomë Master në Shkenca Teknike, drejtimi Gjeoteknikë.
- Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit.
d) Inxhinier i diplomuar i Makinerisë – drejtimi Termoenergjetikë
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, drejtimi Termoenergjetikë. ∙ Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit.
e) Inxhinier i diplomuar i Ndërtimtarisë – drejtimi Hidroteknik
- Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit.
- Të posedojë licencë të vlefshme nga ministria kompetente për mjedisin për hartimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM).
f) Inxhinier i diplomuar i Gjeodezisë
- Diplomë universitare në drejtimin Gjeodezi.
- Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit.
g) Inxhinier i Arkitekturës
- Diplomë universitare në drejtimin Arkitekturë.
- Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit.
2. ANGAZHIMI NË PUNË DHE DETYRAT SPECIFIKE
ERK CONSTRUCTION INC. – Dega në Kosovë ofron mundësi angazhimi profesional për inxhinierë të profileve të ndryshme, në përputhje me nevojat konkrete të projekteve dhe fushën e ekspertizës së kandidatëve.
- Angazhim për detyra specifike profesionale, të përcaktuara paraprakisht nga kompania për secilin projekt.
- Angazhim sipas nevojës, për realizimin e shërbimeve të caktuara inxhinierike, teknike, projektuese, mbikëqyrëse ose këshilluese.
- Mundësi angazhimi me prezencë fizike, në formë hibride ose në distancë, varësisht nga natyra e detyrës.
- Kohëzgjatja e angazhimit do të përcaktohet sipas detyrave, afateve dhe kërkesave të projektit.
- Detyrat, përgjegjësitë, rezultatet e pritshme dhe afatet e realizimit do të përcaktohen paraprakisht në marrëveshjen përkatëse.
- Pagesa do të përcaktohet sipas natyrës, kompleksitetit dhe vëllimit të detyrave të realizuara, në bazë të marrëveshjes ndërmjet palëve.
- Mundësi bashkëpunimi dhe angazhimi në projekte të tjera të kompanisë, në varësi të performancës dhe nevojave të ardhshme.
3. PROCEDURA E APLIKIMIT
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
- CV-në e përditësuar.
- Letër motivuese.
- Kopje të diplomës universitare.
- Kopje të certifikatave dhe licencave profesionale, sipas kërkesave të pozitës. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në formatin PDF.
Aplikimet dërgohen në adresën elektronike:
info.ks@erkconstruction.ca
Subjekti i emailit:
Aplikim për pozitën – [Emërtimi i profilit profesional]
4. AFATI I APLIKIMIT
Konkursi mbetet i hapur për 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e publikimit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të rekrutimit.
ERK CONSTRUCTION INC. – Dega në Kosovë promovon mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët.
ERK CONSTRUCTION INC. – DEGA NË KOSOVË
Building Strong – Building the Future Together
Ferizaj, Republika e Kosovës