Konsulent / Ekspert i Jashtëm për Projektin e Migrimit të Sistemit Bazë Bankar të Institucionit
KosInvest hap konkurs për pozitën si në vijim:
- Konsulent/Ekspert i Jashtëm për Projektin e Migrimit të Sistemit Bazë Bankar të Institucionit (një pozicion)
Projekti: Migrimi dhe Përditësimi i Sistemit të Menaxhimit të Informacionit (MIS)
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë (me angazhim në vendin e punës dhe online, sipas nevojës)
Lloji i kontratës: Kontratë afatshkurtër – 6 muaj
Raporton tek: Komiteti Drejtues i Projektit
KosInvest, Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhuar në përmirësimin e jetesës së familjeve me të ardhura të ulëta dhe përkrahjen e projekteve zhvillimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.
MFI KosInvest është duke realizuar migrimin dhe modernizimin e Sistemit aktual të Menaxhimit të Informacionit (MIS), me qëllim të përmirësimit të efikasitetit operacional, integritetit të të dhënave, kapaciteteve të raportimit, automatizimit dhe mundësive për zgjerim në të ardhmen. Për të mbështetur zbatimin e suksesshëm dhe procesin e migrimit, KosInvest synon të angazhojë një konsulent të jashtëm me përvojë dhe ekspertizë në fushën e sistemeve, projekteve të migrimit të të dhënave, sistemeve informative bankare/mikrofinanciare dhe metodologjive për implementimin e projekteve.
OBJEKTIVI I ANGAZHIMIT:
Objektivi kryesor i kësaj konsulence është të mbështesë IMF KosInvest në planifikimin, koordinimin, validimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha aspekteve teknike dhe operacionale të procesit të migrimit të sistemit bazë bankar, duke siguruar një kalim të sigurt dhe të saktë nga mjedisi ekzistues në sistemin e ri.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
Konsulenti/Eksperti për Migrimin do të kryejë, por pa u kufizuar vetëm në to, aktivitetet e mëposhtme:
VLERËSIMI DHE PLANIFIKIMI:
- Shqyrtimi i mjedisit ekzistues dhe arkitekturës së sistemit;
- Vlerësimi i strukturave aktuale të të dhënave, ndërfaqeve, raporteve dhe rrjedhave të punës;
- Shqyrtimi i kërkesave për migrim dhe identifikimi i rreziqeve të mundshme;
- Hartimi i Strategjisë së Migrimit dhe Planit të Implementimit;
- Përcaktimi i fazave të migrimit, pikave kyçe të realizimit, afateve kohore dhe përgjegjësive.
MBËSHTETJA NË MIGRIMIN E TË DHËNAVE:
- Vlerësimi i cilësisë së të dhënave dhe gatishmërisë së tyre për migrim;
- Përcaktimi i kërkesave për nxjerrjen, transformimin dhe ngarkimin e të dhënave (ETL);
- Mbështetja në hartëzimin e të dhënave nga sistemi i vjetër në mjedisin e sistemit të ri;
- Validimi i të dhënave të migruara dhe sigurimi i plotësisë dhe saktësisë së tyre;
- Monitorimi i aktiviteteve të rakordimit dhe zgjidhja e mospërputhjeve të identifikuara.
SHQYRTIMI I KONFIGURIMIT TË SISTEMIT:
- Shqyrtimi i rregullave të biznesit dhe konfigurimeve të produkteve;
- Verifikimi i konfigurimeve për kreditë, kursimet, kontabilitetin, klientët dhe raportimin;
- Sigurimi që konfigurimet janë në përputhje me politikat institucionale dhe kërkesat operacionale.
TESTIMI DHE VALIDIMI:
- Përgatitja e skenarëve të testimit dhe kritereve të pranimit;
- Mbështetja gjatë procesit të Testimit të Pranimit nga Përdoruesit (UAT);
- Koordinimi i validimit të sistemit me departamentet përkatëse të biznesit;
- Dokumentimi dhe monitorimi i çështjeve të identifikuara deri në zgjidhjen e tyre.
TRAJNIMI DHE TRANSFERIMI I NJOHURIVE:
- Ofrimi i udhëzimeve dhe asistencës teknike gjatë procesit të implementimit;
- Transferimi i njohurive tek ekipet e MIS-it dhe ekipet operacionale;
- Hartimi i udhëzuesve për përdoruesit dhe dokumentacionit referues, sipas nevojës.
KALIMI NË SISTEMIN E RI (GO-LIVE) DHE MBËSHTETJA PAS MIGRIMIT:
- Mbështetja gjatë aktiviteteve të kalimit në funksionim të sistemit të ri (Go-Live);
- Monitorimi i performancës së sistemit menjëherë pas implementimit;
- Ofrimi i ndihmës në identifikimin, diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve;
- Dhënia e rekomandimeve për optimizimin e sistemit.
PRODUKTET E PRITSHME:
Konsulenti/Eksperti për Migrim do të jetë përgjegjës për përgatitjen dhe dorëzimin e produkteve të mëposhtme:
- Raporti Fillestar dhe Plani i Punës për Migrimin;
- Strategjia e Migrimit të të Dhënave dhe Vlerësimi i Rreziqeve;
- Korniza për Hartëzimin dhe Rakordimin e të Dhënave;
- Plani i Testimit dhe Validimit;
- Raporti mbi Rezultatet dhe Gjetjet e Testimit të Pranimit nga Përdoruesit (UAT);
- Raporti i Përfundimit të Procesit të Migrimit;
- Raporti për Transferimin e Njohurive dhe Trajnimin;
- Raporti Përfundimtar i Konsulencës, që përfshin rekomandimet dhe mësimet e nxjerra.
KËRKESAT PROFESIONALE DHE KUALIFIKIMET:
ARSIMI:
- Diplomë Bachelor në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike, Sisteme Informative, Inxhinieri Softuerike ose fusha të ngjashme;
- Diploma Master do të konsiderohet përparësi.
PËRVOJA PROFESIONALE:
- Minimumi 2 vite përvojë relevante në sistemet informative të sektorit bankar ose mikrofinanciar;
- Përvojë e dëshmuar në implementimin, migrimin ose mbështetjen e sistemeve bazë bankare (Core Banking Systems);
- Përvojë e dëshmuar në projekte të migrimit të të dhënave dhe integrimit të sistemeve;
- Përvojë pune me institucione financiare, banka ose institucione mikrofinanciare (IMF).
KOMPETENCAT TEKNIKE:
- Njohuri të avancuara mbi arkitekturën e sistemeve bazë bankare (Core Banking Systems);
- Njohuri mbi menaxhimin e bazave të të dhënave dhe metodologjitë e migrimit;
- Përvojë në procedurat e testimit dhe validimit të sistemeve;
- Përvojë në menaxhimin e projekteve dhe koordinimin me palët e interesit;
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
KËRKESAT GJUHËSORE:
- Njohje e rrjedhshme e gjuhës angleze;
- Njohja e gjuhës shqipe konsiderohet përparësi.
Të interesuarit/at mund të dërgojnë dokumentet e aplikimit në adresën: kosinvest@wvi.org
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është: 27 Nëntor 2026.
