Montues PC
Montues PC
BetaTech SH.P.K. · Prishtinë · 1 pozitë
Rreth nesh
BetaTech është kompani e teknologjisë në Prishtinë që merret me shitjen, montimin dhe servisimin e kompjuterëve, laptopëve dhe pajisjeve IT, në dyqanin fizik dhe online. Kërkojmë një montues PC me përvojë që t'i bashkohet ekipit tonë.
Përgjegjësitë
• Montimi dhe asamblimi i kompjuterëve sipas konfigurimit të porositur (desktop, gaming, zyre)
• Instalimi i Windows-it, drajverëve dhe programeve bazë
• Përditësimi dhe konfigurimi i BIOS-it (XMP, profilet e ventilatorëve)
• Testimi i PC-ve para dorëzimit: stress test, temperatura, stabiliteti
• Diagnostikimi i defekteve dhe zëvendësimi i komponentëve
• Upgrade i PC-ve të klientëve (RAM, SSD, kartelë grafike, furnizues rryme)
• Rregullimi i kabllove dhe kontrolli final i cilësisë
• Paketimi i PC-ve për dorëzim ose dërgesë
• Evidentimi i punës dhe i numrave serikë
Kërkesat
• Minimum 1 vit përvojë në montim ose servis kompjuterësh
• Njohje e mirë e komponentëve dhe e përputhshmërisë së tyre
• Përvojë me instalimin e Windows-it dhe diagnostikimin e problemeve
• Saktësi, rregull dhe përgjegjësi në punë
Ofrojmë
• Punë të rregullt në ekip
• Ambient pune me teknologjinë më të re
Si të aplikoni
Dërgoni CV-në në: info@betatech-ks.com
Tel: +383 48 220 989 ose permes butonit të mëposhtem
Adresa: Rr. Zenel Salihu Nr. 46, Prishtinë
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
