Teknik i Instalimeve dhe Përkrahjeve në rrjetet kabllore
Teknik i Instalimeve dhe Përkrahjeve në rrjetet kabllore
Përshkrim i kompanisë
InterAdria është një kompani e zhvillimit të softuerëve dhe telekomunikacionit, që ofron shërbime të ndryshme, të cilat sot konsiderohen si disa nga nevojat më thelbësore për shoqërinë tonë.
Përshkrimi i pozitës
Tekniku I instalimeve dhe përkrahjeve në rrjetet kabllore është përgjegjës për instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të rrjetit, diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike, duke siguruar funksionimin e qëndrueshëm dhe cilësor të shërbimeve të internetit dhe TV-së.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Instalimi i pajisjeve për internet dhe kabllovik;
- Konfigurimi i pajisjeve dhe mirëmbajtja e rrjetit;
- Testimi i pajisjeve sipas standarteve përkatëse dhe zgjedhja e problemeve në kohë duke përmbushur kërkesat dhe nivelin e shërbimit;
- Identifikimi i dëmtimeve dhe mobilizimi i të gjitha burimeve për të zvogëluar kohën e zgjidhjes së incidentit;
- Propozon zgjidhje përfundimtare të problemeve.
- Detyra tjera të përcaktuara nga eprori;
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë e shkollës së mesme;
- Eksperiencë e punës ( e preferueshme);
- Bashkëpunues me ekipin;
- Aftësi komunikimi;
- Patent shofer, kategoria “B”;
Si të aplikoni
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: jobs@interadria-ks.com ose përmes butonit "Apliko tani"
Afati i fundit për aplikim: 13.12.2026