Shitës
Profiti Group – Konkurs Pune
Shitës
PrishtinëRreth Profiti Group
Profiti Group është kompani lider në distribuimin e produkteve teknologjike dhe sistemeve të sigurisë, elektronike dhe energjisë në Kosovë. Kompania operon me portofol të gjerë zgjidhjesh për klientë , duke përfshirë:
- Camera Systems (CCTV)
- Intrusion Alarm Systems
- Fire Alarm Systems
- Access Control & Time Attendance
- Video Intercom Systems
- Smart Home & IoT
- Smart Building
- Network & Communication Systems
- Parking Systems & Barriers
- Audio Systems
- HVAC System
- Energy Storage Solutions
- PC & Electronics
- Hotel / Apartment Management Systems
- Cloud & Digital Solutions
Në kuadër të zhvillimit të mëtutjeshëm, hapim pozitë për Shitës, me fokus në shitjen e portofolit të produkteve të kompanisë te klientët.
Përgjegjësitë Kryesore
- Komunikim profesional me klientët në pikën e shitjes, përmes telefonit dhe email-it
- Shitja aktive e produkteve të kompanisë dhe arritja e objektivave të shitjes
- Këshillimi i klientëve për zgjidhjet më të përshtatshme sipas nevojave të tyre
- Përgatitja e ofertave, porosive dhe faturave në sistemin e kompanisë
- Ndjekja e porosive dhe koordinimi me depon për dërgesat
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët
- Identifikimi i mundësive të reja në treg dhe sugjerimi i ideve për përmirësim
Kërkesat
- Së paku shkollë e mesme (Fakulteti në ekonomi, elektroteknikë ose fushë relevante është përparësi)
- Preferohet përvojë e mëparshme në shitje, mundësisht me produkte teknologjike, elektronikë ose material elektrik
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantim, bindje dhe mbyllje të shitjeve
- Njohuri të përgjithshme mbi produktet teknologjike (sisteme sigurie, rrjete, instalime elektrike) – përparësi
- Njohuri të mira të punës me kompjuter (MS Office dhe programe të shitjes) Gatishmëri për të operuar në një ambient dinamik
- Preferohet njohja e gjuhës angleze
- Patentë shoferi, kategoria B
Aplikimi
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në: info@profiti-ks.com, me subjekt „Aplikim – Shitës“. Afati i aplikimit: [12.12.2026]