KosovaJob
Profiti Group PREMIUM+E re

Agjent në Terren (Shpërndarës i Mallit)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 12 dhjetor 2026
	 	 

SHPALLJE PUNE

Agjent në Terren (Shpërndarës i Mallit)

Profiti Group – Konkurs Pune

Lokacioni: Prishtinë | Teren

Rreth Profiti Group

Profiti Group është kompani lider në distribuimin e produkteve teknologjike dhe sistemeve të sigurisë, elektronike dhe energjisë në Kosovë. Kompania operon me portofol të gjerë zgjidhjesh për klientë, duke përfshirë:

  • Camera Systems (CCTV)
  • Intrusion Alarm Systems
  • Fire Alarm Systems
  • Access Control & Time Attendance
  • Video Intercom Systems
  • Smart Home & IoT
  • Smart Building
  • Network & Communication Systems
  • Parking Systems & Barriers
  • Audio Systems
  • HVAC System
  • Energy Storage Solutions
  • PC & Electronics
  • Hotel / Apartment Management Systems
  • Cloud & Digital Solutions

Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve, hapim pozitën Agjent në Terren (Shpërndarës i Mallit), me fokus në shpërndarjen e porosive te klientët dhe në prezantimin e produkteve të kompanisë në teren.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Shpërndarja dhe dorëzimi i porosive te klientët sipas planit ditor dhe rrugës së caktuar të dërgesave.
  • Ngarkimi, transportimi dhe shkarkimi i mallit, duke e dorëzuar në gjendje të rregullt.
  • Kontrolli i porosisë dhe i sasive sipas fletëdërgesës para dorëzimit.
  • Dorëzimi i dokumentacionit përcjellës (fatura, fletëdërgesa) dhe kthimi i dokumenteve të nënshkruara.
  • Prezantimi i produkteve të kompanisë dhe identifikimi i nevojave të klientëve gjatë vizitave në teren.
  • Identifikimi i klientëve të rinj dhe raportimi i mundësive për zgjerimin e rrjetit të distribucionit.
  • Kujdesi për prezantimin e produkteve të kompanisë te pikat e shitjes, sipas nevojës.
  • Raportimi ditor për dërgesat, porositë dhe aktivitetet në teren.
  • Kujdesi për automjetin e kompanisë dhe përdorimi i përgjegjshëm i tij.
  • Respektimi i procedurave të kompanisë dhe i rregullave të sigurisë gjatë transportit.

Kërkesat

  • Së paku shkollë e mesme.
  • Preferohet përvojë e mëparshme në shpërndarje malli, distribuim ose shitje në teren.
  • Patentë shoferi valide, kategoria B.
  • Orientim i mirë në teren dhe njohje e mirë e rrugëve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje profesionale me klientët.
  • Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës.
  • Gatishmëri për punë dinamike në teren.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi, disiplinë dhe përkushtim ndaj punës.
  • Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip.

Aplikimi

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në: info@profiti-ks.com me subjekt „Aplikim – Agjent në Terren“,

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Afati i aplikimit: 12.12.2026

Afati: 12 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Profiti Group
Retail dhe Distribuim
0Ndjekës
4Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 12/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë