KosovaJob
RROTA Smart Electronics E re

Shitëse në Showroom (4) (Prizren, Fushë Kosovë)

Lokacioni Prizren, Fushë Kosovë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 11 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

KONKURS PUNE – Rrota Electronics /Fushë Kosovë dhe Prizren

SHITËSE NË SHOWROOM – 4 POZITA

Rrota Electronics shpall konkurs për punësimin e katër (4) shitëseve në showroom, për dy lokacionet tona:

Lokacionet dhe pozitat e lira:

  • Fushë Kosovë – 2 pozita

  • Prizren – ABI Çarshia – 2 pozita

Orari i punës: I plotë

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme (përparësi kanë kandidatët me shkollim të lartë ose universitar).

  • Përvojë paraprake në shitje me pakicë, veçanërisht në fushën e pajisjeve elektronike.

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me klientët.

  • Aftësi prezantuese dhe negociuese.

  • Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit dhe paketës MS Office.

  • Aftësi për punë ekipore, organizim dhe menaxhim efektiv të kohës.

  • Përgjegjësi, korrektësi dhe qasje profesionale ndaj punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Prezantimi dhe promovimi i produkteve, si dhe asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes.

  • Ofrimi i informacioneve për karakteristikat, funksionalitetin dhe çmimet e produkteve.

  • Kujdesi për sistemimin, rregullimin dhe ekspozimin e produkteve në showroom.

  • Përgatitja e faturave dhe realizimi i transaksioneve të shitjes.

  • Informimi i klientëve lidhur me kushtet e garancionit dhe shërbimet pas shitjes.

  • Ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve pozitive me klientët.

  • Përmbushja e objektivave të shitjes dhe raportimi i rezultateve ditore te menaxhmenti.

SI TË APLIKONI?

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën elektronike:

rrotamanagement@gmail.com

Në subjekt të emailit duhet të shënohet:

"Aplikim për Shitëse – Fushë Kosovë" ose "Aplikim për Shitëse – Prizren, ABI Çarshia", varësisht nga lokacioni për të cilin aplikoni.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në numrin:

045 204 208

Afati i fundit për aplikim: 22 dhjetor 2026.

Bashkohuni me Rrota Electronics dhe bëhuni pjesë e suksesit tonë!

RROTA ELECTRONICS – Lëviz me Rrota!

Afati: 11 dhjetor 2026 · edhe 29 ditë
Apliko tani
RROTA Smart Electronics
Retail dhe Distribuim
3Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 11/12/26 (29 ditë)
Orari Full Time