KONKURS PUNE
CONTENT CREATOR
MINNA FASHION po kërkon një Content Creator kreativ/e, energjik/e dhe me pasion për modën, që do t’i bashkohet ekipit tonë të marketingut.
Nëse i përcjell trendet, ke ide kreative dhe di si t’i kthesh ato në përmbajtje vizuale tërheqëse, atëherë po të kërkojmë ty!
Përgjegjësitë kryesore
- Krijimi i përmbajtjeve kreative për Instagram, TikTok dhe platforma të tjera digjitale.
- Realizimi dhe editimi i videove (Reels, TikTok, Stories).
- Fotografimi dhe prezantimi kreativ i koleksioneve dhe produkteve MINNA.
- Zhvillimi i ideve dhe koncepteve për kampanja marketingu.
- Përcjellja e trendeve dhe përshtatja e tyre me identitetin e brendit.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për planifikimin dhe realizimin e përmbajtjeve.
- Pjesëmarrja në fotosesione, xhirime dhe aktivitete promocionale.
Kualifikimet dhe aftësitë
- Eksperiencë në krijimin e përmbajtjeve për rrjete sociale.
- Njohuri në editimin e videove dhe fotografive (CapCut, Canva, Adobe ose programe të ngjashme).
- Kreativitet, iniciativë dhe sens estetik.
- Njohuri të trendeve aktuale në rrjetet sociale.
- Aftësi të mira organizative dhe për punë në ekip.
- Interesim për industrinë e modës dhe krijimin e përmbajtjeve vizuale.
- Eksperienca në industrinë e modës përbën përparësi.
Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e përditësuar dhe portfolio ose shembuj të punëve të realizuara (video, fotografi, Reels apo TikTok).
Email: minnafashionhr@gmail.com ose permes butonit "Apliko tani"
Subjekti: Aplikim – Content Creator
Lokacioni: Prishtinë
Bashkohu me MINNA FASHION dhe ktheji idetë e tua kreative në përmbajtje që inspiron!
