Përgjegjës/e i/e Burimeve Njerëzore dhe General Services
PËRGJEGJËS/E I/E BURIMEVE NJERËZORE DHE GENERAL SERVICES
Pozita: Përgjegjës/e i/e Burimeve Njerëzore dhe General Services
Numri i pozitave: 1
Zyra Qendrore: Prishtinë
Lokacioni: Prishtinë, me angazhim mbështetës për Paketos International dhe degën e postës vendore
Përshkrimi i punës:
Përgjegjësi/ja i/e Burimeve Njerëzore dhe General Services është përgjegjës/e për menaxhimin e proceseve të burimeve njerëzore në kompani dhe për koordinimin e sektorit të shërbimeve të përgjithshme (General Services), i cili ofron mbështetje për Paketos International (posta ndërkombëtare) dhe për degën e Paketos për postën vendore.
Pozita përfshin rekrutimin dhe administrimin e stafit, mirëmbajtjen e dokumentacionit të punësimit, menaxhimin e kontratave me ofrues shërbimesh dhe koordinimin e shërbimeve mbështetëse, duke garantuar zbatimin e legjislacionit të punës, saktësi dhe konfidencialitet të të dhënave. Kjo pozitë kërkon organizim të lartë, integritet profesional dhe orientim ndaj cilësisë së shërbimit, në përputhje me standardet e kompanisë.
Detyrat kryesore:
- Menaxhimi i procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit, përfshirë shpalljet, intervistat dhe integrimin e punëtorëve të rinj
- Përgatitja dhe mirëmbajtja e kontratave të punës, dosjeve personale dhe evidencave të punëtorëve
- Mbajtja e evidencës së orarit të punës, lejeve vjetore, lejeve të sëmundjes dhe mungesave
- Koordinimi me departamentin e financave për dokumentacionin e pagave dhe kompensimeve
- Zbatimi i legjislacionit të punës, rendit shtëpiak dhe politikave të brendshme të kompanisë
- Trajtimi i çështjeve disiplinore dhe ankesave të punëtorëve, si dhe koordinimi i trajnimeve dhe vlerësimit të performancës
- Ruajtja strikte e konfidencialitetit dhe mbrojtja e të dhënave personale të punëtorëve
- Menaxhimi i kontratave me ofrues shërbimesh, në veçanti kontratave të shërbimeve softuerike (licenca, abonime, mirëmbajtje), me ndjekjen e afateve dhe rinovimeve
- Koordinimi dhe mbikëqyrja e shërbimit të pastrimit të lokaleve të Paketos dhe shërbimeve të tjera mbështetëse të ngjashme
- Koordinimi i furnizimit me materiale, pajisje, uniforma dhe evidenca e inventarit
- Mbështetja e projekteve të postës vendore, përfshirë projektin e shpërndarjes së faturave të furnizimit me energji, në planifikimin e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse për ekipet në terren
- Bashkëpunim i ngushtë me Project Manager-in dhe mbikëqyrësit e postierëve për planifikimin e kapaciteteve të stafit
- Përgatitja e raporteve periodike mbi burimet njerëzore dhe punën e sektorit të shërbimeve të përgjithshme
Kërkesat:
- Diplomë universitare në Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi, Drejtësi, Ekonomi ose fusha të ngjashme
- Njohuri të mira të Ligjit të Punës në Kosovë dhe procedurave të punësimit
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese
- Aftësi për menaxhimin e kontratave dhe të dokumentacionit administrativ
- Njohuri të mira të Microsoft Office (Excel, Word)
- Njohuri të avancuara të gjuhës shqipe dhe angleze
- Korrektësi, përgjegjësi dhe besueshmëri e lartë profesionale
- Përvoja në burimet njerëzore, administratë ose menaxhim kontratash është përparësi, por jo e detyrueshme
Kushtet e punës:
- Pagë konkurruese, sipas përvojës dhe kualifikimeve
- Kontratë e rregullt pune me orar të plotë
- Trajnim fillestar për procedurat e kompanisë dhe projektet aktive
- Zhvillim profesional dhe mundësi avancimi në karrierë
- Ambient pune profesional dhe dinamik
Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes email-it: jobs@paketos.io