Rekrutues (me njohuri të Gjuhës Gjermane)
Nëse flet gjermanisht, është koha të filloni një karrierë profesionale në fushën e burimeve njerëzore. Këtë mundësi do ta keni në HumanPower, kompani e specializuar në fushën e rekrutimit.
Si pjesë e zgjerimit të aktiviteteve të rekrutimit në vendet e rajonit, jemi duke ofruar mundësi të punësimit për:
- Pozita: Rekrutues (me njohuri të Gjuhës Gjermane)
- Orari: i plotë nga e Hënë – e Premte (08:30 – 17:00)
- Kriteri: Njohje e Gjuhës Gjermane (niveli C1)
- Vendi i punës: Prishtinë, Lagjja Pejton
Përgjegjësitë:
- Rishikoni aplikacionet e kandidatëve për të përcaktuar kualifikimet me pozitën e punës së aplikuar.
- Kontaktimi i kandidatëve, vlerësimi i njohurive gjuhësore dhe përcaktimi i përputhshmërisë me kërkesat e rolit.
- Koordinimi i procesit të punësimit nga fillimi në fund, duke përfshirë caktimin e termineve të intervistave, komunikimin me kandidatët dhe organizimin e ofertave të punësimit.
- Përgatitja e raporteve të rregullta mbi aktivitetet e rekrutimit duke përfshirë përditësimet e statusit të kandidatëve në software të rekrutimit.
- Ndihmon në pjesët e ndryshme administrative të procesit të rekrutimit
Eksperienca dhe Njohuritë:
- Të keni vullnet të mësoni
- Të keni aftësi të komunikimit dhe aftësi organizative (administrative)
- Të keni të përfunduar studimet e nivelit Bachelor
- Të keni njohuri në përdorimin e kompjuterit
Si të aplikoni?
Afati i fundit për aplikim në këtë pozitë është 17 Nëntor 2026. Aplikimi vlen vetëm përmes butonit "Apliko".

