Sales Specialist
SHPALLJE PUNE
Sales Specialist – Urban FM 103.5
Urban FM po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një personi komunikues, kreativdhe të motivuar për pozitën Sales Specialist.
Urban FM 103.5 është një platformë e pavarur multimediale nga Prishtina, e cilapërmes radios, rrjeteve sociale, videove dhe projekteve kreative promovon muzikën, artin, kulturën urbane dhe zërat e rinj.
Kërkojmë një person që do të kontribuojë në zhvillimin e biznesit të UrbanFMpërmes gjetjes së klientëve të rinj, shitjes së hapësirave reklamuese dhe krijimit tëpartneriteteve me kompani dhe brende të ndryshme.
Përgjegjësitë kryesore
- Identifikimi dhe kontaktimi i kompanive dhe brendeve potenciale për bashkëpunim.
- Gjetja e sponsorëve për komplet planprogramin e Urban FM, në frekuencë dheonline.
- Shitja e hapësirave reklamuese në radio dhe e mundësive promovuese në rrjetet sociale dhe platformat e Urban FM.
- Zhvillimi i ofertave komerciale dhe ideve kreative për bashkëpunime me klientëpotencialë.
- Përgatitja dhe prezantimi i ofertave për klientët.
- Negocimi dhe finalizimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit.
- Mbajtja e komunikimit me klientët ekzistues dhe zhvillimi i partneriteteveafatgjata.
- Përcjellja e ofertave dhe marrëveshjeve deri në realizim.
- Identifikimi i mundësive të reja për rritjen e shitjeve dhe të hyrave të Urban FM.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
- Aftësi për të krijuar dhe zhvilluar marrëdhënie me klientë dhe partnerë të rinj.
- Motivim për shitje dhe arritjen e rezultateve.
- Aftësi organizative dhe përgjegjësi në punë.
- Kreativitet në zhvillimin e ideve për bashkëpunime komerciale.
Përvoja në shitje, reklamim ose menaxhim të klientëve përbën përparësi.
Çfarë ofron Urban FM?
- Mundësi e madhe përfitimi financiar përmes pagës fikse dhe përqindjes ngashitjet.
- Mundësi për zhvillim profesional në një platformë kreative dhe dinamike.
Mundësi për të punuar me kompani dhe brende të ndryshme. - Hapësirë për të zhvilluar ide dhe partneritete të reja.
- Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e biznesit të Urban FM.
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-në dhe një letër të shkurtër motivimi nëadresën:
info@radiourban.fm
Subjekti: Aplikim për pozitën Sales Specialist
Afati i aplikimit: 30/11/2026
Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a do të kontaktohen për intervistë. Urban FM 103.5