Përkthyes/e (4)
KONKURS PËR PËRKTHYES/E
N.SH. PRESTIGE
SHPALL KONKURS
- Përkthyes/e-SHQIP- ANGLISHT dhe anasjelltas - numri i përkthyesve të kërkuar (2)
- Përkthyes/e-SHQIP-SERBISHT dhe anasjelltas - numri i përkthyesve të kërkuar (2)
Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Kualifikimi Përvoja dhe Shkathtësitë e kërkuara:
- Personat që kanë ndjekur studimet universitare për gjuhën përkatëse.
- Përparësi kanë ata që janë të licencuar si Përkthyes Gjyqësor
- Të ketë përvojë në përkthime simultane dhe konzektuive
- Të ketë eksperiencë pune në përkthim;
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
- Shkathtësi komunikimi, në mënyrë verbale dhe në të shkruar;
- Të ketë përvojë pune së paku 3 vite;
- Përparësi kanë personat që kanë përvojë në përkthim simultan dhe konsekutiv;
- Përparësi kanë ata që janë banorë të Prishtinës;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përkthim profesional i materialeve zyrtare nga gjuhët e kërkuara;
- Përkthim simulant në takime të niveleve të ndryshme;
- Përkthim konsekutiv në seminare , komisione dhe takime të ndryshme etj;;
- Korrigjon dhe dërgon shkresa e materiale sipas nevojave të kompanisë;
- Ofron dhe kryen përkthime duke bashkëpunuar me njerëz të kulturave të ndryshme , besimeve fetare të ndryshme , kundër vështrimeve politike të mbaj paanësinë dhe objektivitetin;
- Të pranoj kushtet e vështira të komunikimit pa kufizim kohor në raste të përkthimeve të ndryshme;
Kandidatët duhet të dërgojnë CV e tyre në email adresën perkthimeprestige@gmail.com me subjekt për pozitën në të cilën aplikoni;
Konkursi mbetet i hapur gjerë 15.11.2026, për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.