Drejtor, Zëvendës Drejtor
Bazuar në nenin 77,78,79,80,81,82 dhe nenin 83 të Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtaret Publikë, nenin 8 të Ligjit nr.03/L-212 të Punës, neni 35 i Ligjit nr.04/L-032 për arsimin parauniversitar në Republiken e Kosovës, neni 5 pika D e Ligjit nr. 03/l-068 për Arsimin në Komunatë e Republikës së Kosovës, nenit 8, 13 dhe 16 të Rregullores (QRK) 19/2024 për Procedurat e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve, Mësimdhënësve, Bashkpunëtorëve Profesional, Asistentëve, Instruktuorëve dhe Sekretarëve të Institucioneve Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësuese (IEAA) të Arsimit Parauniversitar dhe kërkesës së aprovuar nr.09-070/01-44640 i dt.22/10/2026, NJMBNJ shpallë:
KONKURS ME KOHË TË CAKTUAR
(I jashtëm)
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
Numri i references: RN00020
Institucioni: Komuna e Drenasit/Gllogocit
Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Titulli i Vendit të punës:
- Drejtor në SHFMU ‘Xheladin Gashi-Plaku’ në Komoran
- Zëvendës drejtor në SHFMU ‘Rasim Kiçina’ në Drenas
Koficienti/paga: E14-Cd_211-7.20, E16-Cd- 7
(1 koeficienti është rritur me vendim të qeverisë, sipas ligjit të pagave koeficentet janë E14- Cd 6.20, E16-Cd- 6), nëpërmjet një konkurrimi të hapur ( konkurs publik- procedurë e jashtme).
Afati i aplikimit: 27.10.2026 deri 25.11.2026
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vjet, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat në të njëtin Institucion Shkollor.
Periudha provuese: 9.5 muaj
1.Detyrat dhe përgjegjësitë: Drejtorit
- Menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit;
- Hartimin e planit vjetor të punës dhe planit zhvillimor të institucionit,të cilin e miraton Këshilli drejtues i shkollës;
- Kordinimin dhe bashkëpunimin me aktivet profesionale për ndarjen e normave dhe orëve për mësimëdhënës/edukatorë, caktimin e kujdestarëve të klasave, kujdestarëve të dites si dhe kërkon raportim prej tyre;
- Caktimin e detyrave për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet të tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë edukativo-arsimor, konform legjislacionit në fuqi si dhe caktimi dhe shqiptimi i masave ndaj nxënësve,
- Mentorimin dhe monitorimin e orëve mësimore si dhe vlërsimin e performancës së mësimdhënësve dhe stafit tjetër administrativ-teknik,në mënyrë objektive, për çdo vit shkollor, duke e vendosur një kopje të këtij vlerësimi në dosjen e secilit punëtor dhe përgadit një raport të përgjithshëm me rekomandime për DKA-në;
- Pjesëmarrjen në panelin për pranimin e kuadrit në shkollë;
- Nxjerrjen e vendimeve për themelimin e komisioneve të ndryshme në interes të shkollës;
- Kryerjen e detyrave tjera të ngarkuara nga ana e DKA-së dhe obligimet e përcaktuara me akte tjera normative.
1.Detyrat dhe përgjegjësitë: Zv.Drejtorit
1.Zëvendësdrejtori i institucionit edukstivo – arsimor ka përgjegjësi që në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, të asiston në në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshier:
2.Përgaditjen e planit vjtor, planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimnor dhe raportet periodike apo vjetore;
- Përdorimin efektiv dhe efikas të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor;
- Detyra të caktuara për përzgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin e mësimdhënësve, disiplinën në institucionin edukativo – arsimor dhë çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë nga stafi mbështetës i shkollës;
- Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
6.Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo – arsimor;
7.Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të të Institucionit edukativo – arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo – arsimor;
8. Siguron ambjent të sigurtë dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucion, duke përfshier dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
9.Kujdeset për ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo MASHT;
2.Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs
1.Kandidatët e interesuar për të konkurruar për drejtor/eshë dhe zëvendësdrejtor/eshë të institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare (në vijim: IEAA-AP) duhet t’i plotësojnë këto kritere:
1.1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
1.2. Të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;
1.3. Të zotërojë̈ të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
1.4. Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
1.5. Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;
1.6. Të mos ketë̈ në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë̈në institucion publik;
1.7. Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi;
1.8. Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimin prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
1.9. Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
1.10. Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
1.11.Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit/ses sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve;
1.12. Të ketë përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të ofruar nga një institucion publik i aprovuar nga MASHTI;
1.13. Të ketë të paktën pesë (5) vite përvojë pune si mësimdhënës/e në IEAA-AP.
1.14. Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në legjislacioni në fuqi
2. Përjashtimisht paragrafit 1.1. shtetasit e huaj mund të aplikojnë kur kjo lejohet sipas legjislacioni në fuqi për zyrtarët publik.
- Për shkollat profesionale të AAP dhe Qendrat e
Kompetencës, kandidati/ja duhet të jetë me përgatitje profesionale sipas normativit për IAAP dhe profileve përkatëse të institucionit ku konkurron.
- Në momentin e aplikimit, kandidatët duhet të posedojnë këto dokumente:
4.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit sipas pikave 1.7, 1.8, 1.9 apo 1.10 sipas pikës 2 të këtij konkursi;
4.2. Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të ofruar nga një institucion publik i aprovuar nga MASHTI;
4.3. Nëse kandidati/ja ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, nuk obligohet të dorëzoj dëshminë/certifikatën e trajnimit për udhëheqje në arsim sipas pikës 1.12 të këtij neni;
4.4. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
4.5. Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
4.6. Dëshminë se nuk është i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;
4.7. Vërtetimin e përvojës së punës në procesin edukativo-arsimor, nëse aplikuesi ka përvojë pune;
4.8. Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;
4.9. Portfolion profesionale me dëshmi.
- Për pozitat e drejtorëve të shkollave, kandidatët dorëzojnë konceptin e një plani zhvillimor të shkollës, i cili përshkruan konkretisht mënyrën dhe strategjinë përmes së cilës do të përmirësohet cilësia menaxheriale e shkollës, mësimdhënia dhe rezultatet e nxënësve të shkollës.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
-Testi më shkrim (deri 50 % )
- Intervista me gojë (deri 30 %)
-Vlerësimi i jetëshkrimit (Portofolio profesionale (deri 20 %)
Procedurat e konkurimit:
Konkurimi është i hapur për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim, të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit, dispozitat e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtaret Publikë, Rregullores (QRK) nr.19/2024 për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendsdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkpunëtorëve profesional, asistentëve, instruktuorëve dhe Sekretarëve në institucioneve publike edukativo-arsimore dhe aftësuese (IEAA) të arsimit parauniversitar Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 05/2021 si dhe dispozitat e tjera ligjore në fuqi.
Informata të përgjithshme:
Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën për Shërbim me Qytetarë, nga ora 08:16 çdo ditë pune, në sportelet 10,11,12 në Komunën e Drenasit, aplikacionet mund të shkarkohen edhe nga web-faqja https://konkursi.rks-gov.net/
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen përmes (e-mail) ose në mungesë të një konfirmimi përmes email nga kandidati, ata do të njoftohen me telefon dhe janë të detyruar të sjellin me vete dokumentet origjinale/noterizuara të kualifikimit që i kanë kryer.
Në rast të mos dorëzimit të dokumentacionit origjinal/noterizuar, kandidatët do të përjashtohen nga procedura e rekrutimit.
Konkursi dhe rezultatet do te publikohen në faqen zyrtare të Komunës së Drenasit https://kk.rks gov.net/gllogoc/.
