KosovaJob
KEDS E re

Teknik/e i/e Elektroteknikës

Lokacioni Gjithë Kosovën Orari Full Time Kategoria Inxhinieri Skadon më 15 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

Teknik/e i/e Elektroteknikës

Në të gjitha qytetet

Informacion

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti për humbje të energjisë elektrike më datë 23-10-2026 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Kryen instalimin, kontrollimin, testimin, mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e njehsorëve elektrikë dhe pajisjeve matëse, në përputhje me procedurat dhe standardet teknike në fuqi
  • Realizon lidhjet e reja të konsumatorëve në rrjetin elektrik dhe siguron instalimin e saktë dhe të sigurt të njehsorëve
  • Kryen kontrolle në terren te konsumatorët komercialë dhe familjarë, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të parregullsive në furnizimin dhe matjen e energjisë elektrike
  • Identifikon, evidenton dhe raporton rastet e keqpërdorimit të energjisë elektrike, përfshirë kyçjet ilegale, manipulimet me njehsorë dhe ndërhyrjet e paautorizuara në rrjet
  • Mirëmban dhe verifikon funksionalitetin dhe saktësinë e pajisjeve matëse në asetet e KEDS-it, sipas planeve dhe urdhëresave të punës
  • Bën pranim dorëzimin e njehsorëve elektrik
  • Monitoron ekipet dhe punët e kryera nga ta
  • Mban evidencë të saktë për punët e realizuara, përditëson të dhënat përkatëse dhe përgatit raporte periodike për aktivitetet dhe gjetjet në terren
  • Monitoron dhe raporton rastet e keqpërdorimit të energjisë elektrike dhe statusin e dokumentacionit përkatës
  • Bashkëpunon me kolegët, koordinatorët dhe departamentet përkatëse për realizimin e objektivave operative dhe përmirësimin e proceseve të punës
  • Zbaton legjislacionin në fuqi, procedurat dhe rregulloret e brendshme të kompanisë, si dhe standardet teknike dhe kërkesat për siguri dhe shëndet në punë

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Shkolla e mesme teknike – drejtimi i elektroteknikës, kualifikimi Teknik i Elektroteknikës
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune, në fushën e Energjetikës apo lëmi të ngjashme
  • E domosdoshme kategoria B e vozitjes, ndërsa kategoria C është e preferueshme
  • Përdorimi elementarë i pajisjeve teknologjike (IPAD, Telefon i mençur, Kompjuter)
  • Të komunikoj rrjedhshëm gjuhën Shqipe
  • Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje
  • Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

  • KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Afati: 15 nëntor 2026 · edhe 23 ditë
Apliko tani
KEDS
Shërbime Publike, Qeveritare · Prishtinë
17Ndjekës
3Shpallje aktive
Kategoria Inxhinieri
Skadon 15/11/26 (23 ditë)
Orari Full Time