KosovaJob
Paradiso PREMIUM+E re

Arkitekt/e (Showroom)

Lokacioni Lipjan Orari Full Time Kategoria Arkitekturë Skadon më 22 nëntor 2026
	 	 

Arkitekt/e – Showroom

Paradiso Sh.P.K. është kompani e specializuar në përpunimin dhe shitjen e granitit, mermerit, kuarcit, travertinës, gurëve natyralë dhe artificialë, si dhe materialeve të keramikës.

Në kuadër të zgjerimit dhe zhvillimit të ekipit tonë, shpallim konkurs për pozitën:

Pozita: Arkitekt/e – Showroom
Numri i pozitave: 1
Lokacioni: Lipjan

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT 

Shërbimi ndaj klientëve dhe shitja

  • Mirëpritja dhe komunikimi profesional me klientët në showroom.
  • Identifikimi dhe analizimi i nevojave të klientëve, si dhe ofrimi i këshillave dhe zgjidhjeve profesionale në përputhje me kërkesat e tyre.
  • Prezantimi i produkteve, materialeve dhe mundësive të aplikimit të tyre në projekte të ndryshme.
  • Hartimi i propozimeve kreative dhe funksionale, duke marrë parasysh kërkesat, preferencat dhe buxhetin e klientëve.
  • Mbështetja e procesit të shitjes dhe ndjekja e kërkesave të klientëve deri në finalizimin e porosive.

Projektimi dhe përgatitja teknike

  • Përgatitja dhe përpunimi i vizatimeve teknike bazuar në matjet dhe skicat e realizuara nga ekipi i montimit.
  • Kontrollimi i dimensioneve, detajeve teknike dhe specifikimeve të materialeve përpara kalimit të projekteve në prodhim.
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe vizatimeve të detajuara për procesin e prodhimit.
  • Pranimi, analizimi dhe përshtatja e projekteve të jashtme sipas kërkesave dhe kapaciteteve teknike të kompanisë.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Njohuri të programeve AutoCAD, ArchiCAD ose programeve të ngjashme.
  • Aftësi për interpretimin dhe përgatitjen e vizatimeve teknike.
  • Aftësi të mira të interpretimit, e fokusuar dhe orientuar ndaj klientit; 
  • Orientim ndaj klientit dhe aftësi për të ofruar zgjidhje profesionale.
  • Kreativitet, saktësi, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira organizative dhe për menaxhimin e disa projekteve njëkohësisht.
  • Njohja e gjuhës angleze.
  • Patentë shoferi, kategoria B.

KUSHTET E PUNËS DHE BENIFITET 

  • Orar i plotë pune.
  • Ambient pune profesional, stabil dhe bashkëpunues.
  • Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe përgjegjësitë e pozitës.
  • Bonuse në fund të vitit, të bazuara në performancën individuale dhe rezultatet e arritura.
  • Shujtë ditore e mbuluar nga kompania, për të siguruar mirëqenie dhe komoditet gjatë orarit të punës.
  • Sigurim shëndetësor për punonjësit.

Aplikimi: Bëhet në formë elektronike në qendresa@paradiso-kos.net

Konkursi është I hapur nga 22.10.2026 – 22.11.2026 

Afati: 22 nëntor 2026 · edhe 31 ditë
Paradiso
Retail dhe Distribuim · Lipjan, Kosovo
2Ndjekës
2Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Arkitekturë
Skadon 22/11/26 (31 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Lipjan