Koordinator/e të Flotës
Rreth nesh
Beki Taxi (BEKI PARTNERS SH.P.K.) është kompani e licencuar taksi me seli në Prishtinë dhe po zgjeron kapacitetet e flotes ne bashkpunim me platformen Voom.Rreth pozitës
Kërkojmë një Koordinator/e të Flotës dhe Shoferëve që do të kujdeset për punën e përditshme të Beki Taxi: veturat, oraret e shoferëve, funksionimin në aplikacionin Voom dhe dokumentet bazë.
Puna është me orar të plotë në Prishtinë dhe raporton drejtpërdrejt te pronari. Nuk kërkohet përvojë menaxheriale, trajnimin e ofrojmë ne.Detyrat kryesore
Veturat
- Kontrollon çdo ditë gjendjen e veturave
- Koordinon servisimin dhe riparimin e veturave.
- Ndjek afatet e regjistrimit, sigurimit, kontrollit teknik dhe licencës, dhe e njofton pronarin me kohë
- Raporton aksidentet, dëmet dhe gjobat, dhe ndihmon me dokumentet për sigurim
Shoferët dhe ndërrimet
- Përgatit orarin javor të ndërrimeve
- Gjen zëvendësim kur ndonjë shofer mungon
- Kujdeset per rregullin e punes se shofereve
- Është pika e parë e kontaktit për shoferët dhe ia raporton problemet pronarit
- Ndihmon në trajnimin e shoferëve të rinj për veturën dhe aplikacionin.
Aplikacioni Voom
- Hap dhe mbyll llogaritë e shoferëve të Beki Taxi në Voom
- Ndjek gjatë ditës sa shoferë janë aktivë dhe a po funksionon shërbimi mirë
- Zgjidh problemet e thjeshta të klientëve dhe shoferëve (sende të humbura, ankesa)
Dokumentet dhe raportet
- Mban në rregull kontratat dhe dokumentet e shoferëve
- Mban evidencë për udhëtimet, karburantin dhe shpenzimet e veturave
- Krijimi i raporteve javore dhe mujore per gjendjen e kompanise
Kushtet
- Patentë shoferi, kategoria B
- Gjuha shqipe rrjedhshëm
- Njohuri bazë të punës me telefon, aplikacione dhe Excel
- Person i organizuar, i përgjegjshëm dhe korrekt
- Banues/e në Prishtinë ose afër saj
- I/e gatshëm/me të përgjigjet në telefon për raste urgjente edhe jashtë orarit
Përparësi
- Përvojë në kompani taksi, transport ose punë me ndërrime
- Njohuri bazë të gjuhës angleze
- Njohuri bazë për veturat
Çka ofrojmë
- Kontratë pune me orar të plotë
- Pagë mujore
- Telefon pune
- Trajnim në fillim të punës
- Mundësi për avancim me rritjen e kompanisë
Si të aplikoni
Dërgoni CV-në tuaj në info@voom.taxi me titull "Aplikim – Koordinator/e i Flotës, Beki Taxi", ose na kontaktoni në numrin +383 48 400 090 apo permes butonit te meposhtem
Afati i aplikimit: 15 Nentor. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.