Udhëheqës/e i/e Mirëmbajtjes Teknike
Udhëheqës/e i/eMirëmbajtjes Teknike në KFC Kosova
Rreth KFC
KFC është një nga brendet më të njohura të restoranteve në botë, e njohur për pulën me Recetën Origjinale dhe për përkushtimin ndaj rritjes dhe përsosmërisë operacionale. Me zgjerimin e rrjetit tonë, kërkojmë një kandidat/e proaktiv/e dhe të organizuar/a për pozitën Udhëheqës/e i/e Mirëmbajtjes Teknike, që do të mbikëqyrë mirëmbajtjen e restoranteve, riparimet, kontraktorët dhe kostot, duke siguruar që restorantet tona funksionojnë pa ndërprerje dhe sipas standardeve më të larta.
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Mbikëqyrë dhe udhëheq të gjitha proceset dhe operacionet e mirëmbajtjes;
- Përgjegjës/e për mirëmbajtjen teknike të restauranteve;
- Përkujdeset për të gjitha dëmet dhe defektet eventuale në restaurante;
- Udhëheq projektet aktuale dhe të reja të Mirëmbajtjes teknike;
- Kontrollon dhe dirigjon shpenzimet dhe çmimet e riparimeve të paisjeve;
- Inspekton pajisjet dhe sistemet për të identifikuar çdo problem;
- Dokumenton dhe përgatit raporte të progresit dhe regjistrave të mirëmbajtjes;
- Siguron që teknikët e mirëmbajtjes regjistrojnë informacion të saktë dhe të detajuar në urdhrat e punës për historikun e saktë të punës dhe vendimet e bazuara në të dhëna;
- Mbikqyr bashkëpunëtorët e kontraktuar gjatë punimeve dhe riparimeve në restaurante;
- Kryen kontrolla periodike të cilësisë së pajisjeve dhe sistemeve për t’u siguruar që gjithçka është sipas standardeve;
- Kryen inspektime dhe lista kontrolluese javore, mujore dhe vjetore për planet e mirëmbajtjes dhe riparimet e kryera;
- Analizon të dhënat e mirëmbajtjes dhe identifikon tendencat, anomalitë dhe mundësitë për përmirësim.
Kë kërkojmë?
- Diplomë Bachelor në drejtim teknik ose në drejtim tjetër relevant.
- Të paktën 2 vite përvojë pune në fushën teknike.
- Njohuri për pajisjet dhe sistemet teknike, elektrike, elektronike dhe hidraulike.
- Shkathtësi manuale, vëmendje ndaj detajeve dhe iniciativë vetjake.
- Proaktiv/e, i/e organizuar, me aftësi komunikuese dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Njohuri të mira të MS Office dhe njohuri të mesme të gjuhës angleze.
- Gatishmëri për të punuar në një mjedis dinamik dhe ndërkombëtar.
- Patentë shoferi, kategoria B, dhe gatishmëri për të udhëtuar.
Pse të na bashkoheni?
- Pagë të 13-të;
- Sigurim shëndetësor;
- Shujtë ditore falas në KFC dhe 20% zbritje për blerjet e tjera;
- Trajnim profesional brenda dhe jashtë vendit;
- Ushqim dhe pije falas në zyrë;
- Veturë dhe pajisje elektronike (telefon, laptop) të kompanisë për punë;
- Rrjet i gjerë mundësish karriere kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Aktivitete për ndërtimin e ekipit.
Gati të rriteni me një brend global?
Aplikoni tani! Dërgoni CV-në në work@kfc-ks.com deri më 20/11/2026, me titull “Udhëheqës/e i/e Mirëmbajtjes Teknike”. Vetëm kandidatët që plotësojnë kërkesat do të kontaktohen për intervistë.
