KosovaJob
Albanian Courier Kosova PREMIUM+E re

Zëvendës Drejtor

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 4 nëntor 2026
	 	 

Bashkohu me Albanian Courier Kosova LLC (ACK): Zëvendës Drejtor

Prishtinë, Kosovë, Full-time | Senior–Level

Albanian Courier Kosova LLC (ACK) operon në sektorin e shërbimeve postare dhe të korrierit në Kosovë, si pjesë e aktivitetit të Albanian Courier në Shqipëri. Kompania fokusohet në ofrimin e shërbimeve të besueshme dhe efikase, duke përmbushur nevojat e klientëve përmes organizimit të proceseve operacionale, shpërndarjes dhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët. 

Në këtë kuadër, Albanian Courier Kosova synon të forcojë më tej strukturën drejtuese dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të aktivitetit të kompanisë, me fokus në eficiencën operacionale, rritjen e shitjeve, zhvillimin e biznesit, cilësinë e shërbimit dhe forcimin e marrëdhënieve me klientët.

Për këtë arsye, kërkojmë një Zëvendës Drejtor, i/e cili/a do të ketë një rol kyç në menaxhimin dhe koordinimin e aktivitetit të Albanian Courier Kosova LLC (ACK), me fokus në realizimin e objektivave të biznesit, zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit dhe garantimin e mbarëvajtjes së operacioneve. Pozicioni përfshin menaxhimin e aktivitetit ekonomik të kompanisë, rritjen e shitjeve përmes zgjerimit të portofolit të klientëve, zhvillimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe potencialë, mbikëqyrjen e aktivitetit operacional, menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët, monitorimin e performancës dhe përfaqësimin e kompanisë në marrëdhëniet me institucionet, bashkëpunëtorët dhe palët e tjera, duke siguruar respektimin e legjislacionit në fuqi, procedurave dhe vlerave të kompanisë.

Çfarë përfshin roli

  • Përfaqëson kompaninë në marrëdhëniet me institucionet shtetërore, klientët, bashkëpunëtorët dhe furnitorët, sipas autorizimeve përkatëse nga Drejtori Manaxhues.
  • Përfshihet aktivisht në procesin e shitjeve, me fokus zgjerimin e shërbimeve, sigurimin e klientëve të rinj dhe në ruajtjen e klientëve ekzistues.
  • Organizon dhe koordinon aktivitetin e përditshëm operacional të kompanisë, duke ndjekur realizimin e detyrave dhe mbarëvajtjen e punës sipas delegimeve perkatëse nga Drejtori Manaxhues
  • Komunikon në mënyrë të vazhdueshme me punonjësit, duke ndjekur nevojat e tyre dhe kontribuar në motivimin dhe bashkëpunimin e ekipit.
  • Parashikon nevojat e kompanisë dhe asiston në përgatitjen e plan-buxhetin mujordhe vjetor.
  • Ndjek veprimtarinë ekonomike dhe analizon raportet financiare dhe ekonomike periodike.
  • Identifikon dhe propozon iniciativa për forcimin e imazhit të kompanisë dhe zhvillimin e shitjeve.
  • Analizon mundësitë për rritjen e aktivitetit, të ardhurave dhe fitimeve dhe propozon projekte dhe plane përkatëse.
  • Përgatit dhe analizon raporte mbi volumin dhe ecurinë e aktivitetit sipas klientëve, vlerës dhe treguesve përkatës.
  • Ndjek realizimin e shërbimit nga marrja e porosisë deri në dorëzim dhe faturim, përfshirë gjendjen e magazinës dhe zgjidhjen e problematikave operacionale.
  • Përgatit dhe analizon raporte mbi performancën operacionale dhe shpërndarjen e dërgesave.
  • Ndjek marrëdhëniet me klientët, cilësinë e shërbimit, kushtet e ofruara, pagesat dhe arkëtimet.
  • Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët, duke vlerësuar kushtet e bashkëpunimit në raport me koston, cilësinë dhe afatet.
  • Ndjek zhvillimet dhe aktorët e tregut të shërbimeve postare dhe propozon taktika të reja shitjeje, optimizime të shpërndarjes dhe përmirësime të rrjedhës operacionale.
  • Ndjek legjislacionin në fuqi që lidhet me aktivitetin e kompanisë dhe siguron respektimin e kërkesave përkatëse.
  • Monitoron administrimin, përdorimin dhe ruajtjen e aseteve të kompanisë, në përputhje me procedurat përkatëse.

Kandidati/ja ideal/e sjell:

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Financë, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione menaxheriale.
  • Eksperiencë e dëshmuar në zhvillimin e biznesit, shitje, menaxhimin e klientëve dhe zhvillimin e marrëdhënieve tregtare.
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës, veçanërisht të kuadrit ligjor që lidhet me aktivitetin e kompanisë, marrëdhëniet e punës dhe veprimtarinë tregtare.
  • Njohuri dhe eksperiencë në planifikim, buxhetim, menaxhim të kostove, monitorim të performancës dhe raportim periodik.
  • Aftësi të avancuara analitike për interpretimin e raporteve financiare, ekonomike dhe operacionale, treguesve të performancës dhe të dhënave të tregut.
  • Aftësi të forta drejtuese, organizative dhe vendimmarrëse, me përgjegjshmëri, transparencë, integritet dhe orientim drejt rezultateve.
  • Kompetenca të avancuara në komunikim, negocim dhe përfaqësim, si dhe në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, furnitorët, partnerët dhe institucionet.
  • Eksperiencë në drejtimin, motivimin dhe zhvillimin e stafit, si dhe koordinimin efektiv ndërmjet funksioneve të ndryshme të kompanisë.
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel, Word dhe PowerPoint, si dhe të sistemeve dhe mjeteve të raportimit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Leje drejtimi e vlefshme, Kategoria B.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të menaxhuar prioritete të shumta dhe për të marrë vendime në situata me përgjegjësi të lartë.

Përbëjnë avantazh:

  • Specializimet dhe kualifikimet shtesë profesionale në fusha të lidhura me pozicionin.
  • Eksperienca menaxheriale në kompani me aktivitet të ngjashëm.
  • Eksperienca në sektorin postar, të korrierit, logjistikës, transportit ose industri të ngjashme.
  • Njohja e gjuhëve të tjera.

Aplikimi: Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë: CV-në e përditësuar dhe një prezantim të shkurtër profesional ose letër interesi në: hr@albaniancourier.al;

Afati i aplikimit: 04.11.2026; Objekti i email-it: Zëvendës Drejtor

Afati: 4 nëntor 2026 · edhe 16 ditë
Albanian Courier Kosova
Transport, Logjistikë
2Ndjekës
1Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Menaxhment
Skadon 04/11/26 (16 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë