KosovaJob
Delta Security SHPK PREMIUM+E re

Menaxher i Shitjes & Marketingut

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 19 nëntor 2026
	 	 

Pozita: Menaxher i  Shitjes & Marketingut
Vendi i punës: Prishtinë

Delta Security është në kërkim të një Menaxheri të Marketingut dhe Shitjes, energjik dhe me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut dhe shitjes, si dhe për rritjen e prezencës së ndërmarrjes në treg.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi dhe implementimi i strategjive të marketingut dhe shitjes
  • Menaxhimi i aktiviteteve të marketingut dhe shitjeve në terren
  • Planifikimi dhe zbatimi i fushatave promovuese për rritjen e prezencës në treg
  • Delegimi dhe koordinimi i detyrave brenda ekipit
  • Udhëheqja dhe motivimi i ekipit për arritjen e objektivave të shitjes
  • Monitorimi i performancës dhe përgatitja e raporteve analitike
  • Analiza e tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për zhvillim
  • Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Marketing, Biznes, Menaxhim ose fusha të ngjashme
  • Minimum 3 vite përvojë pune në pozita të ngjashme (menaxhim marketingu/shitje)
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi
  • Aftësi të forta analitike dhe strategjike
  • Njohuri të avancuara të tregut të marketingut
  • Aftësi për punë në ekip dhe menaxhim të stafit

Ne ofrojmë:

  • Kushte shumë të mira pune
  • Pagë konkurruese
  • Bonuse shtesë bazuar në performancë

Afati dhe forma e aplikimit:

Afati i aplikimit është deri me 21.11.2026 Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 17:00 në zyrën qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Enver Maloku nr. 108/1 Bregu i Diellit (në objektin  Furra Qerimi  1, kati III-të), Prishtinë, apo ti dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: apliko@deltasecurity.biz

Afati: 19 nëntor 2026 · edhe 31 ditë
Delta Security SHPK
Siguri & Mbrojtje
10Ndjekës
1Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Menaxhment
Skadon 19/11/26 (31 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë