KosovaJob
KFC Kosova PREMIUM+E re

Menaxher/e Restoranti (Prizren)

Lokacioni Prizren Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 21 nëntor 2026
	 	 

 

Rreth KFC 

Të gjithë ne e duam pulën, por ajo që na dallon nga të tjerët janë njerëzit tanë me ide të shkëlqyera, të cilët qëndrojnë pas çdo suksesi të KFC-së. 

Jemi në kërkim të kandidatëve të kualifikuar që ndajnë vizionin, vlerat dhe përkushtimin ndaj njerëzve tanë, si dhe ndaj  shërbimit superior për klientët. 

Ne besojmë se përkushtimi ndaj punës krijon ndryshimin dhe se puna e shkëlqyeshme duhet gjithmonë të festohet. 

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës 

Si Menaxher/e Restoranti (RGM) në KFC, ju jeni Lideri numër një në biznesin tonë. Ju mbështeteni nga një ekip që ka të njëjtin  entuziazëm dhe përkushtim për të siguruar që restoranti juaj të arrijë standardet më të larta. Ju do të menaxhoni me sukses  të gjitha aspektet e restorantit tuaj KFC përmes trajnimit, zhvillimit, motivimit dhe angazhimit të ekipit tuaj dhe krijimit të një  kulture me të cilën mund të jeni krenarë.  

Përgjegjësitë: 

  • Udhëheqni dhe menaxhoni të gjitha operacionet e përditshme të restorantit KFC, duke siguruar që çdo ndërrim të  funksionojë sipas standardeve të kompanisë; 
  • Udhëheqni, trajnoni dhe motivoni ekipin, zhvilloni njohuritë dhe aftësitë e lidershipit të stafit dhe vlerësoni  rregullisht performancën e tyre; 
  • Menaxhoni oraret, ndërrimet, pushimet dhe mungesat e stafit, si dhe përgatitni evidencën e orëve për pagat; 
  • Siguroni zbatimin e rregullave të shëndetit dhe sigurisë ushqimore, si dhe mirëmbajtjen e rregullt të pajisjeve dhe  pastërtinë e ambientit; 
  • Ofroni shërbim të shkëlqyer ndaj klientit dhe trajtoni ankesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe në kohë; 
  • Zhvilloni strategji për të maksimizuar profitin e restorantit tuaj, duke rishikuar dhe përshtatur rregullisht në  përputhje me nevojat e biznesit 
  • Përfaqësoni kompaninë dhe brendin KFC me profesionalizëm. 

Kë po kërkojmë? 

Kërkojmë një profesionist/e me vetëbesim, energji dhe aftësi të shkëlqyera komunikuese, që përshtatet lehtë në një ambient  pune dinamik. Kandidati/ja ideal/e i sheh sfidat si mundësi, ka aftësi të dëshmuara menaxheriale, është i/e përpiktë në detaje  dhe tregon pasion e përkushtim ndaj punës. 

Kjo pozitë gjithashtu kërkon: 

  • Të paktën 2 vite përvojë pune në menaxhim të restoranteve dhe/ose në industri të ngjashme; 
  • Njohuri bazike në kuptim të P&L; 
  • Aftësi për të udhëhequr një ekip përmes motivimit dhe angazhimit;
  • Fokus në shitje; 
  • Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik; 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar; 
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe identifikimit të prioriteteve; • Njohuri pune me programet bazë kompjuterike, të tilla si MS Office (MS Excel dhe MS Word); • Njohuri të gjuhës angleze; 
  • Patentë shoferi të kategorisë B; 
  • Gatishmëri për të punuar me ndërrime. 

Çfarë mund t'ju ofrojmë ne? 

  • Sigurim shëndetësor; 
  • Shujtë ditore falas në KFC (20% zbritje për çdo blerje tjetër); 
  • Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës; 
  • Trajnim profesional brenda dhe jashtë vendit; 
  • Paisje elektronike në dispozicion për të kryer punët dhe detyrat; 
  • Rrjet të zgjeruar kombëtar dhe ndërkombëtar të karrierës; 
  • Mundësi për avancim në karrierë brenda kompanisë; 
  • Aktivitete të ndryshme atraktive. 

Si të aplikoni? 

Dërgoni CV-në tuaj në email: work@kfc-ks.com, deri më 21.11.2026. 

Titulli i email-it duhet të jetë: “Menaxher/e Restoranti”. 

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.

Afati: 21 nëntor 2026 · edhe 33 ditë
KFC Kosova
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm · Prishtinë
25Ndjekës
2Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Menaxhment
Skadon 21/11/26 (33 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren