Ky konkurs është në Draft dhe nuk është aktiv në Kosovajob dhe platformat tjera.Asistent/e Ekzekutiv/e – disa pozita të hapura – Prishtinë (orar i plotë)
Kompania: Zero12 – Prishtinë
Lloji i punës: Orar i plotë (100%), me prani në zyrë në Prishtinë
Afati i aplikimit: 15 nëntor 2026Përshkrimi
Zero12 është grup shërbimesh me seli në Prishtinë që u ofron mbështetje administrative dhe ndihmë ekzekutive klientëve në Zvicrën frëngjishtfolëse. Kërkojmë disa asistentë/e ekzekutivë/e për klientë të ndryshëm. Për momentin janë dy pozita të hapura. Aplikimet e përshtatshme ruhen në bazën tonë të të dhënave dhe kandidatët ftohen sipas hapjes së pozitave në të ardhmen.
Detyrat kryesore (sipas pozitës):
- Administrim i përgjithshëm, faturim dhe ndjekje e pagesave
- Letërkëmbime afariste në gjuhën frënge
- Përgjigje në thirrje dhe në postën elektronike të klientëve dhe institucioneve zvicerane
- Mbajtje e bazave të të dhënave dhe e regjistrimeve
- Përgatitje dokumentesh të ndryshëm
- Mbështetje e drejtpërdrejtë për drejtuesit (asistent-e ekzekutiv-e)
Kërkesat:
- Frëngjishtja shumë e mirë, me shkrim dhe me gojë, kusht i domosdoshëm për çdo pozitë
- Shqipja gjuhë amtare
- Përvojë administrative dhe organizim të përsosur
- Njohuri të mira të Word, Excel, Outlook dhe platformat e inteligjencës artificiale
- Saktësi, organizim dhe maturi e plotë me të dhënat e besueshme
- Aftësi për punë të pavarur
Ne ofrojmë:
- Pagë 800 deri 1,400 € bruto në muaj, sipas përvojës dhe pozitës
- Punë të përditshme me klientë nga Zvicra frëngjishtfolëse
- Mjedis profesional në rritje dhe mundësi zhvillimi afatgjatë
Aplikimi: Dërgoni CV-në dhe një letër të shkurtër motivimi të shkruar në gjuhën frënge në info@zero12group.com
, me titull: Asistent/e Ekzekutiv/e – Emri Mbiemri. Aplikimet pa letër motivimi në frëngjisht nuk merren parasysh. Me dërgimin e aplikimit pajtoheni që të dhënat tuaja të ruhen në bazën tonë të brendshme për qëllime rekrutimi. Të dhënat e juaja nuk do ndahen me persona të tretë.