SHPALLJE KONKURSI
Bashkohu me ekipin tonë!
Psikolog/e e Shkollës
Lokacioni: Kampusi Marigona Hill
Orari i punës: E hënë – e premte, 08:00–16:00
Përgjegjësitë kryesore:
- Ofrimi i mbështetjes psikologjike dhe emocionale për nxënësit e shkollës.
- Vlerësimi dhe identifikimi i nevojave emocionale, sociale dhe të sjelljes te nxënësit.
- Bashkëpunimi me mësimdhënësit, prindërit dhe stafin drejtues për të mbështetur mirëqenien dhe zhvillimin e nxënësve.
- Zhvillimi dhe zbatimi i aktiviteteve parandaluese dhe edukative që promovojnë shëndetin mendor, mirëqenien dhe marrëdhëniet pozitive.
- Ofrimi i këshillimit dhe orientimit në raste të vështirësive emocionale, sociale apo të sjelljes.
- Mbajtja e dokumentacionit përkatës dhe respektimi i konfidencialitetit profesional.
- Kontributi në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës.
Kualifikimet dhe kriteret:
- Diplomë universitare në Psikologji.
- Përvojë pune me fëmijë dhe në mjedis shkollor përbën përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me fëmijët, prindërit dhe stafin.
- Empati, etikë profesionale, diskrecion dhe përgjegjësi e lartë.
- Aftësi organizative dhe për të menaxhuar situata të ndryshme me profesionalizëm.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV e përditësuar.
- Letër motivimi.
- Dëshmi të kualifikimeve akademike dhe certifikata relevante, sipas kërkesës.
Afati i aplikimit: 25/10/2026
Mënyra e aplikimit: info@princetonprishtina.school
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të procesit të rekrutimit.
