1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs pune : Quality Coordinator | SPEEEX Education 

SPEEEX Education, një institucion i specializuar në ofrimin e kurseve të gjuhës gjermane dhe frënge, hap konkurs për pozitën e Quality Officer. Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kriteret e mëposhtme të aplikojnë deri më 22 tetor 2026. 

Përgjegjësitë dhe detyrat: 

  • Mbikëqyrja e procesit të akreditimit dhe sigurimi i pajtueshmërisë me kërkesat rregullatore 
  • Zhvillimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të sigurimit të cilësisë. 
  • Kryerja e auditimeve dhe vlerësimeve të programeve dhe shërbimeve arsimore (Hospitimi në gjitha pikat e SPEEEX  Education) 
  • Analizimi i të dhënave për të identifikuar tendencat, modelet dhe fushat për përmirësim. 
  • Bashkëpunimi me edukatorët, administratorët dhe palët e tjera të interesuara për të adresuar çështjet e cilësisë ∙ Ofrimi i trajnimeve dhe mbështetjes për anëtarët e stafit mbi praktikat e sigurimit të cilësisë. 
  • Monitorimi dhe vlerësimi i efektivitetit të iniciativave të sigurimit të cilësisë. 
  • Komunikimi i gjetjeve dhe rekomandimeve me palët përkatëse të interesit. 
  • Udhëheqja ose pjesëmarrja në projekte për përmirësimin e cilësisë. 
  • Mbajtja e dokumentacionit dhe regjistrimeve në lidhje me aktivitetet e sigurimit të cilësisë 
  • Mbajtja e niveleve B2 / C1 nëse kërkohet 
  • Raportimi tek SPEEEX Education Manager 

Kualifikimi: 

  • Të ketë të përfunduar së paku nivelin Bachelor (BA) në Gjuhë Gjermane. 
  • Të ketë përvojë relevante profesionale në pozitën e Koordinatorit të Cilësisë (Quality Coordinator) në një institucion  arsimor. 
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar. 
  • Të ketë gatishmëri për angazhim dhe bashkëpunim në të gjitha lokacionet e SPEEEX Education, sipas nevojave  organizative. 

Data e fundit për aplikim: 22 tetor 2026. 
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. CV-në tuaj mund të dergoni përmes E-mail në: hr@speeex.com duke vendosur në titull: “Quality Coordinator – SPEEEX Education”.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet