NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:
KONKURS PUBLIK
për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës:
Zyrtar i Lartë për Siguri dhe Shëndet në Punë (një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- Diplomë universitare në fushën e sigurisë, drejtësisë, inxhinierisë, menaxhimit ose në fusha të tjera relevante për përgjegjësitë e pozitës;
- Së paku 3 vite përvojë profesionale relevante;
- Provim profesional i kryer në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Njohuri të mira në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe për bashkëpunim në ekip;
- Nivel i lartë i njohjes së gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Është personi kryesor përgjegjës i Bankës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Kryerja e aktiviteteve të sigurisë për pronën e Bankës dhe lokacionet në të cilat Banka ushtron veprimtarinë e saj;
- Përcjellja e ofrimit të shërbimeve të sigurisë në lokacionet ku Banka ushtron veprimtarinë e saj;
- Kujdesi për sigurinë e personave, ambienteve dhe pronës së Bankës, me fokus në parandalimin e rreziqeve dhe krijimin e kushteve të sigurta të punës;
- Bashkëpunimi me kontraktorët në fushën e sigurisë dhe përcjellja e realizimit të shërbimeve të tyre;
- Kontrolli i ofrimit të shërbimeve të sigurisë në objektet e Bankës dhe gjatë transportit të parave;
- Mbajtja e dokumentacionit të përcaktuar për objektet dhe lokacionet ku Banka ushtron veprimtarinë e saj;
- Propozimi dhe/ose zbatimi i përmirësimeve;
- Mentorimi dhe transferimi i njohurive;
- Mbikëqyrja dhe monitorimi i proceseve të punës në kuadër të përgjegjësive të pozitës;
- Pjesëmarrja në projekte ekipore dhe grupe pune.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 28 tetor 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.
