1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Menaxhues financash

Po kërkojmë dikë që din me i mbajtë paret e Karrotës nën kontroll. Duhesh me e dijtë se ku po shkojnë paret, sa kemi me shpenzu, kur po e teprojmë dhe kur duhet me na kthye me këmbë n’tokë.

Na po i ndërtojmë veglat e së ardhmes, prandaj njohja, pasioni dhe dëshira jo vetëm për financa, por edhe për me ndërtu AI sisteme (posaçërisht financiare) bashkë, është e domosdoshme. Duhesh me qenë financier me vizion për të ardhmen, ose me pasë gatishmëri me dalë nga tradicionalja.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Me i mbajtë paret e Karrotës nën kontroll.
  • Me përgatit raporte financiare, buxhete dhe analiza që na tregojnë ku jemi me financa.
  • Me monitoru shpenzimet dhe me na tregu kur po shpenzojmë ma shumë se që duhet.
  • Me planifiku dhe monitoru cash flow-n dhe obligimet financiare.
  • Me përcjell pagesat, faturat, të hyrat dhe të dalat.
  • Me bashkëpunu me rivalët: Kontabilitetin dhe Menaxhmentin, që numrat me qenë gjithmonë në rregull.
  • Me analizu performancën financiare dhe me propozu mënyra për me i menaxhu ma mirë resurset.
  • Me përgatit informata financiare për vendimmarrje dhe planifikim të kompanisë.
  • Me qenë personi që e kemi në krah kur duhet me ditë: “A kemi pare për këtë?”
  • Me qenë i mprehtë edhe me i ndjekë faturat e vonuara dhe të pa paguara.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Përvojë në financa, kontabilitet, controlling ose pozitë të ngjashme.
  • Njohuri të mira në analiza financiare, buxhetim dhe raportim.
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi me i pa numrat jo veç si numra, po me kuptu çka po na tregojnë.
  • Organizim të mirë dhe përgjegjësi në punë.
  • Aftësi me komuniku qartë me ekipin dhe menaxhmentin.
  • Njohuri të mira në Excel dhe mjete të tjera financiare.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet