1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR PUNËSIM

Pozita: Shofer (2)
Lokacioni: Çagllavicë

ASD Kosova SH.P.K. është një kompani lidere në treg, e specializuar në furnizimin me lëndë të parë për pastiçeri, restorante, hotele dhe furra buke. Me një gamë të gjerë të brendeve ndërkombëtare dhe produkteve cilësore, kompania jonë dallohet për standard të lartë shërbimi dhe profesionalizëm, duke u renditur ndër më të mirat në sektor.

Për të zgjeruar dhe forcuar ekipin tonë, jemi në kërkim të dy shofereve, energjikë dhe me përvojë, të cilët do të kontribuojnë në rritjen e shitjes dhe në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.

Kërkesat:

  • Të paktën 2 vite përvojë në shitje ose në një rol të ngjashëm
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi
  • Orientim drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave
  • Aftësi për të ndërtuar dhe mirëmbajtur marrëdhënie me klientët
  • Njohuri bazike të tregut (avantazh)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Promovimi dhe shitja e produkteve tek klientët ekzistues dhe potencialë
  • Identifikimi i nevojave të klientëve dhe ofrimi i zgjidhjeve adekuate
  • Menaxhimi i porosive dhe ndjekja e tyre deri në realizim
  • Zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët
  • Raportimi i rregullt i aktiviteteve të shitjes

Si të aplikoni:

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën elektronike:
info@asd-kosovo.al

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet