1
PREMIUM PLUS

Punëtor Sezonal për Montim të Dritave Dekorative

Ruaj
ProLight Kosova
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ProLight Kosova hap konkurs për:

  • Punëtor Sezonal për Montim të Dritave Dekorative

Përshkrimi i pozitës:
ProLight Kosova kërkon punëtorë sezonalë për montimin e dritave dekorative në fasada dhe hapësira të jashtme. Kandidatët do të angazhohen në projekte të ndryshme dekorative, duke punuar në terren me ekipin tonë profesional.

Detyrat kryesore:

  • Montimi dhe demontimi te dritave dekorative sipas planit të projektit.
  • Punë në lartësi dhe në kushte të jashtme atmosferike.
  • Kujdesi për pajisjet dhe siguria gjatë punës.
  • Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e projekteve brenda afateve të caktuara.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Nuk kërkohet përvojë paraprake (trajnimet jepen nga kompania).
  • Gatishmëri për punë sezonale dhe në orare fleksibile.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë në punë praktike, elektrike ose montuese.

Paga për këtë pozite është 800 euro në muaj.

Të gjithë të interesuarit të kontaktojnë përmes butonit "Apliko Këtu" apo në:
info@prolightkosova.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet