Konkurs për Video Editor / Videographer
Po kërkojmë një Video Editor / Videographer kreativ, të organizuar dhe me përvojë në video produksion për t'iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati ideal duhet të ketë njohuri të avancuara në montazh video, motion graphics dhe menaxhimin e projekteve të produksionit, si dhe aftësi për të koordinuar procesin e realizimit të projekteve nga planifikimi deri në produktin final.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
Njohuri të avancuara në:
- Adobe Premiere Pro
- Adobe After Effects
- Adobe Media Encoder
- Adobe Photoshop dhe Illustrator (për përgatitjen e elementeve grafike)
Aftësi profesionale për:
- Editimin e videove promocionale, korporative, dokumentare dhe intervistave
- Storytelling, ritëm montazhi dhe ndërtim të narrativës vizuale
- Color correction dhe color grading
- Audio editing, miksim bazik dhe sinkronizim të zërit
- Motion graphics dhe animacione 2D
- Përgatitjen e videove për platforma të ndryshme (Instagram, TikTok, Facebook, YouTube, TV)
- Organizimin dhe menaxhimin e materialeve video sipas standardeve profesionale
Përvojë dhe njohuri shtesë:
- Përvojë në videografi dhe realizimin e xhirimeve
- Njohuri të mira mbi kamerat profesionale, objektivat, ndriçimin dhe pajisjet audio
- Eksperiencë në planifikimin dhe koordinimin e xhirimeve
- Njohuri në fotografi konsiderohen përparësi
- Përvojë në realizimin e projekteve me afate të shkurtra dhe volume të larta pune
Aftësi personale:
- Mendim kreativ dhe sy për detaje
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe prioritizim të detyrave
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht
- Komunikim i mirë dhe bashkëpunim efektiv me ekipin kreativ dhe klientët
- Përgjegjësi, iniciativë dhe orientim drejt cilësisë
Çfarë kërkojmë nga aplikantët?
- Minimumi 2 vite përvojë relevante në video editim dhe/ose video produksion
- Portfolio me punime të realizuara
- CV të përditësuar
- Gatishmëri për mësim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional
Si të aplikoni?
Dërgoni përmes butonit të mëposhtëm ose në email: info@ashagraphics.com
CV-në tuaj
Portfolio ose link të punimeve
Kontaktin tuaj
