1
PREMIUM PLUS

Njoftim për furnizim me Serra 50m² - T- 12/2026

Ruaj
Islamic Relief Kosova
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 


Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti në bashkëpunim mes Islamic Relief Kosova dhe Komunës së Skenderajit që ka për qëllim blerjen e serrave me siperfaqe gjysme ari për familjet përfituese të projektit “Fuqizimi bujqësor: Ndërtimi i komuniteteve reziliente në Kosovë”, në kuadër të cilit do të bëhet shpërndarja e mekanizmave bujqësorë sipas kërkesave të fermerëve, ku përfituesit do të jenë nga Komuna e Skenderajit. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar. Organizata Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Drejtoritë e Bujqësisë në Komunën e Skenderajit, do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia e planifikuar është afërsisht 20 serra dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave të përfituesve të këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Afati i fundit për montimin e serrave është 30 ditë pas nënshkrimit të kontratës.

Në rast të vonesës brenda periudhës së cekur më lart, blerësi rezervon të drejtën për të ndërprerë urdhrin/kontratën.

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:




Lot 1. Serra 0.50m²
Specifikacioni i serrës nga konstruksioni metalik i zinkuar me sipërfage 0.50m²
Aneksi 1 SPECIFIKIMET TEXNIKE TË DETYRUESHME
Specifikacioni: Tipi i serës Tunel me dimensione: 10 x 5 x 3.20 m
Përshkrimi teknik për një serë me dimensione 10 x 5 x 3.20 m:

  • Vendosja e bazave.
  • Elementet që formojnë një kapırat të serès:

Brezi i epërm i formuar prej gypit në form rrethore fi 42 x 2mm. L-5m (hapja e fushës ësht 5m).

  • Brezi i poshtëm në formë piramide në gyp 1° 0° 33mm x 2.0 mm L=4 m
  • Mbushja e kapriates me gip metalik @ 25 x 2.0mm L=4m.
  • Të gjitha lidhjet bëhën me elemente lidhëse me llamarinë te zinkuar 1.5mm me bulona M8 x 30mm, bulcinat trapez 6.3 x 33mm.
  • Konstruksioni i serës duhet të jetë nga materjali I zinkuar me standarte të garantuar nga prodhusi.

Shtyllat të formuara prej gypave metalik të zinkuar Ø 42x 2mm, me gjatësi L= 2.2mm.

  • Te gjitha vazhdimet e gypave 0 42 bën me furje të gypit egzistues.
  • Distanca në mes dy shtyllave ështe 2 metra.
  • Të gjitha lidhjet në mes të harqëve dhe gypave horizontal, bëhen me llamarin me bulona 8 x 32mm dhe mos te bëhet shpurja e gypave.
  • Lidhjet horizontale të konstruksjonit bëhet me kyp Ø 25 x 2mm me tri rende (dy lart një posht)

Brinaket janë prej gypi metalik të zinkuar Ø 25mm, me d = 2.

  • Pjeset ballore mbulohen me foli (najllon) 180 mikornë.
  • Montimi I folis (najllonit) 180 mikronë, shtangini bëhet me klipa të plastikës nga PVC-ja të. Me garancion 3 deri 5 vjecar.
  • Hapja e dritarve bëhet në menyre mekanike dhe I porforcuar me klipa PVC të %, fundi (dritares duhër të jetë 15 cm më posht se pjesa e poshtme e seres.
  • Pjesa e poshtme e serës në vijë gjatësore montohet prej folis 180 mikronë të shtanguar me gyp të ne dy vija paralele në distancë prej 70cm të shtangurë me klipa të plastikës 150 mm, si dhe hapja e kanalit në vijë gjatësore dhe anësore në formë të shkronjës "U" me dimenzione 0.30 x 0.30 x 0.30 m, në të cilën vëndniset folja në vijë gjatësore dhe anësore dhe pastajë mbushët më dhe për mbrojtje anësore në tër gjatësinë e seris 
  • Dera montohet në pjesën ballore të serës me dimenzione 100 cm x 200 cm me foli (montohet një derë në pjesën e prapme).

Vërejtje. Montimi i seres duhet t'i përmbahet përshkrimit teknik.

Kuotimi financiar:

I gjithë materiali i përdorur për ndërtimin e konstrukcionit të serrës duhet të jetë i zinkuar dhe në përpushmën me specifikimin e detyrushëm të dhënat në dosjen e tenderit.

Vërejtje: 

Kompania duhet të ofrojë garancion të paktën 1 vit për serë.

Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet t'i dërgoni në një zarf të mbyllur me titull – "Islamic Relief Kosova - Njoftim për furnizim me Serra 50m² " - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr. 10/A, 10000 Prishtinë. 

Islamic Relief Kosova ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si më poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se. 

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 12/10/2026 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet