Islamic Relief Kosova
Njoftim për furnizimin me mekanizëm bujqësorë
Data e përgatitjes së njoftimit: 28/09/2026
T- 11/2026
Detajet për kontakt:
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti në bashkëpunim mes Islamic Relief Kosova dhe Komunës së Skenderajit që ka për qëllim blerjen e mekanizmave bujqësorë për familjet përfituese të projektit “Fuqizimi bujqësor: Ndërtimi i komuniteteve reziliente në Kosovë”, në kuadër të cilit do të bëhet shpërndarja e mekanizmave bujqësorë sipas kërkesave të fermerëve, ku përfituesit do të jenë nga Komuna e Skenderajit. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar. Organizata Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Drejtoritë e Bujqësisë në Komunën e Skenderajit, do të bëjë implementimin e projektit.
Pajisjet bujqësore dhe sasia që do të shpërndahen në kuadër të këtij projekti janë: mbjellëse gruri 16 rende – 15 copa, mbjellëse misri 4 rende – 10 copa, frezë 1.65 m – 8 copa, frezë 1.8 m – 50 copa, grabujë me traka me kardan – 8 copa dhe plug 2 rende – 8 inch – 8 copa.
Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për të përcaktuar sasinë e nevojshme sipas kërkesave të përfituesve të projektit.
Implementimi i furnizimit do të bëhet në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.
Afati i fundit për lifërimin e makinave për mekanizëm bujqësor është 30 ditë pas nënshkrimit të kontratës.
Në rast të vonesës brenda periudhës së cekur më lart, blerësi rezervon të drejtën për të ndërprerë urdhrin/kontratën.
Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet në dosje të tenderit:
Më poshtë gjeni specifikat e pajisjeve bujqësore:
Lot 1. MBJELLESE GRURIT 16 RENDE
Lot 2. - MBJELLËSE MISRI 4 RENDE
Lot 3. - FREZA 1.65 m
Lot 4. - FREZA 1.8 m
Lot 5. GRABUJA ME TRAKA ME KARDAN
Lot 6. - PLUG 2 RENDE - 8 inch
Vërejtje:
Në dosjen e tenderit duhet të përfshihet nga një fotografi për secilën pajisje, si mostër përkatëse, me qëllim paraqitjen më të qartë të karakteristikave dhe specifikave të tyre.
Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën që të zgjedhë për secilin lot, veç e veç, apo vlerën totale për të gjitha lotët.
Kompania duhet të ofrojë garancion të paktën 1 vit për secilin lotë.
Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet t'i dërgoni në një zarf të mbyllur me titull – "Islamic Relief Kosova - Njoftim për furnizimin me mekanizëm bujqësorë" - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr. 10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si më poshtë:
Kodi i Sjelljes.
Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 12/10/2026 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.