1
PREMIUM PLUS

Mjeshtër në AL-PVC - Dritare

Ruaj
Shala Group
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE – MJESHTËR NË AL-PVC – DRITARE

Rreth Kompanisë

Shala Group është kompani ndërtimore me përvojë pune prej 27 vitesh në treg. Ne specializohemi në ndërtimin e “shtëpive me çelësa në dorë”, si dhe në realizimin e projekteve të ndryshme ndërtimore dhe prodhuese.

Për shkak të zgjerimit të aktiviteteve tona, jemi në kërkim të një Mjeshtri për AL-PVC – Dritare, i cili do t’i bashkohet ekipit tonë dhe do të jetë përgjegjës për proceset e prodhimit dhe montimit të dritareve AL-PVC.

Zyrat tona gjenden në Rrugën e Gjilanit 233/5, afër pishinës Step Center.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë paraprake në prodhim dhe montim të dritareve AL-PVC – e domosdoshme;
  • Njohuri të materialeve, profileve, mekanizmave, xhamave dhe aksesorëve të dritareve;
  • Njohuri të proceseve të matjes, prerjes, përpunimit dhe montimit të profileve;
  • Aftësi për të lexuar dhe kuptuar masat dhe specifikat teknike të dritareve;
  • Përvojë në montim dhe përshtatje të dritareve në objekte të ndryshme;
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë si mjeshtër në këtë industri;

Përgjegjësitë kryesore:

  • Prodhimi i dritareve dhe dyerve AL-PVC sipas masave dhe specifikave të kërkuara;
  • Përgatitja, përpunimi dhe montimi i profileve AL-PVC;
  • Montimi i mekanizmave, aksesorëve, xhamave dhe komponentëve të tjerë;
  • Montimi dhe instalimi i dritareve dhe dyerve në terren;
  • Kryerja e matjeve dhe verifikimi i dimensioneve para prodhimit dhe montimit;
  • Bashkëpunim i ngushtë me kryepunëtorin/liderin e ekipit dhe zbatimi i instruksioneve të dhëna;
  • Asistencë në planifikimin e prodhimit dhe montimit të porosive;
  • Respektimi i rregullave të sigurisë në punë dhe përdorimi i duhur i mjeteve dhe pajisjeve;
  • Punë në fabrikë/punishte dhe në terren, përfshirë montimet në objektet e kompanisë dhe te klientët privatë;

Orari i punës:

07:00 – 17:00 – E hënë – E shtunë (dy të shtune pushim, dy të shtune punë)

1 orë pauzë e përfshirë në orarin e cekur më lartë.

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese fikse per 12 muaj/vit pa nderprerje;
  • Trusti i paguar nga kompania;
  • Pushimet vjetore te paguara nga kompania sipas ligjit; 
  • Sigurim shendetesor nga kompania;
  • Dreka e mbuluar nga kompania + ore e pauzës me pagesë;
  • Punë të rregullt dhe afatgjatë;
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës;
  • Punë në ekip me staf me përvojë;
  • Angazhim në projekte dhe punë të ndryshme në prodhim dhe montim;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke na telefonuar në numrin +383 49 745 555.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet