Rreth Aztech Group
Aztech Group është një grup dinamik dhe në rritje të vazhdueshme, që operon në disa industri përmes brendeve të njohura si Aztech, Galeria Shoping Mall, GiFi, Decathlon, Entertainment Kosova dhe Retail Fashion. Me fokus në performancë, eksperiencë klienti dhe standarde të larta operimi, grupi po zgjerohet vazhdimisht në treg.
Ne ndërtojmë ekipe që japin rezultate dhe kërkojmë liderë që dinë t’i çojnë përpara.
MENAXHER/E I/E PIKËS – AZTECH GJILAN
Lokacioni: Gjilan
Kompania: AZTECH
AZTECH është në kërkim të një Menaxheri/e të Pikës së Shitjes në Gjilan, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e përgjithshëm të pikës, organizimin e stafit, realizimin e objektivave të shitjes dhe sigurimin e funksionimit profesional dhe efikas të të gjitha proceseve të dyqanit.
Pozita kërkon një person të organizuar, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili merr pronësi të plotë mbi performancën dhe mbarëvajtjen e pikës së shitjes.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Menaxhimi i përgjithshëm i pikës së shitjes dhe proceseve të përditshme;
- Udhëheqja, organizimi dhe mbikëqyrja e stafit;
- Përcjellja e objektivave të shitjes dhe performancës së pikës;
- Sigurimi i një niveli të lartë të shërbimit ndaj klientëve;
- Mbikëqyrja e stokut, inventarit, pranimit dhe lëvizjes së mallrave;
- Kontrolli dhe barazimi ditor i arkës;
- Organizimi dhe kontrolli i deponimeve bankare sipas procedurave të kompanisë;
- Mirëmbajtja dhe kontrolli i dokumentacionit financiar dhe operacional;
- Mbikëqyrja e transporteve dhe dorëzimit të produkteve te klientët;
- Koordinimi me depon, logjistikën, financat, servisin dhe departamentet e tjera;
- Raportimi i rregullt mbi shitjet, operacionet, stoqet dhe problematikat e pikës;
- Kujdesi për paraqitjen, organizimin dhe standardet e dyqanit;
- Identifikimi i mundësive për përmirësimin e shitjeve dhe efikasitetit operacional.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Përvojë në menaxhim, retail, shitje ose pozita të ngjashme;
- Aftësi për udhëheqjen dhe motivimin e ekipit;
- Orientim drejt rezultateve dhe objektivave;
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për marrjen e vendimeve;
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e situatave dinamike;
- Njohuri të mira të punës me kompjuter.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Bonuse në shitje
- Sigurim shëndetësor
- Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik
- Mundësi reale zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
- Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional
- Ekspozim ndaj brendeve ndërkombëtare dhe praktikave moderne të biznesit
- Mundësi reale rritjeje brenda grupit
Nëse je person që merr iniciativë, di të udhëheqësh një ekip dhe dëshiron të marrësh përgjegjësi të plotë për rezultatet e një pike shitjeje, dëshirojmë të dëgjojmë nga ti.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën: puna@aztech-ks.com
Në fushën Subject, ju lutemi të shënoni: Emri dhe Mbiemri - Menaxher/e i/e Pikës, Gjilan
Afati i fundit për aplikim: 20.10.2026
