1
PREMIUM PLUS

Business Development & Key Account Manager - B2B

Ruaj
Gent Shala Consulting LLC
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

BUSINESS DEVELOPMENT & KEY ACCOUNT MANAGER – B2B 

Lokacioni: Prishtinë 

GS Consulting LLC, për klientin e tij, i cili është në fazë të zgjerimit të aktivitetit, është në kërkim  të një profesionist/e me përvojë në shitje B2B, zhvillim biznesi dhe menaxhim të klientëve  kryesorë. 

Kompania është e specializuar në distribuimin dhe zhvillimin e brendeve ndërkombëtare në  fushën e consumer electronics, mobile accessories dhe home appliances. 

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Zhvillimi i shitjeve B2B dhe krijimi i bashkëpunimeve të reja; 
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i partnerëve dhe Key Accounts ekzistues; 
  • Prezantimi dhe listimi i brendeve dhe produkteve të kompanisë te partnerët;
  • Negocimi i kushteve komerciale dhe përgatitja e ofertave; 
  • Monitorimi i shitjeve, stokut, replenishment-it dhe performancës së produkteve;
  • Analizimi i sell-in dhe sell-out dhe identifikimi i mundësive për rritje; 
  • Ndjekja e porosive, pagesave dhe afateve të dakorduara; 
  • Identifikimi i kanaleve dhe mundësive të reja të shitjes; 
  • Vizita të rregullta te partnerët dhe përgatitja e raporteve të shitjeve; 
  • Bashkëpunimi me menaxhmentin për zhvillimin e strategjisë komerciale. 

Kriteret: 

  • Minimum 3 vite përvojë në B2B Sales, Business Development ose Key Account Management; 
  • Përvoja në consumer electronics, IT, telecom, distribution, retail ose FMCG konsiderohet  përparësi; 
  • Njohje e mirë e tregut dhe rrjetit të retailerëve në Kosovë; 
  • Aftësi të avancuara në negocim, komunikim dhe zhvillim të marrëdhënieve me klientët;
  • Orientim të fortë drejt rezultateve dhe realizimit të targeteve; 
  • Njohuri të mira të Excel-it dhe përgatitjes së raporteve komerciale; 
  • Aftësi për të analizuar shitjen, stokun, marginën dhe performancën e produkteve;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Patentë shoferi – Kategoria B; 
  • Gatishmëri për vizita dhe udhëtime pune. 

Ne ofrojmë: 

  • Pagë 950 deri 1200 Euro neto, varësisht nga eksperienca; 
  • Sistem bonusi të bazuar në performancë dhe rezultate; 
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim; 
  • Punë me brende ndërkombëtare dhe partnerë të rëndësishëm të tregut;
  • Ambient profesional, dinamik dhe të orientuar drejt rezultateve. 

Kërkojmë një kandidat/e proaktiv/e, të organizuar dhe me mentalitet të fortë komercial, me  fokus jo vetëm në realizimin e shitjes, por edhe në zhvillimin afatgjatë të partnerëve dhe rritjen  e biznesit. 

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në  email adresën: administration@gentshala.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet