Shpallje Pune: Mbikëqyrës i Prodhimit (Production Supervisor)
Vendndodhja: Podujevë
Orari: Me orar të plotë (fillon nga ora 7:00 në mëngjes)
Sektori: Industri / Prodhim
Për llogari të një klienti tonë — kompani e konsoliduar prodhuese në rajonin e Podujevës, e specializuar në përpunimin e materialeve industriale — po kërkojmë një individ të motivuar, të organizuar dhe me aftësi të forta udhëheqëse për pozitën: Mbikëqyrës i Prodhimit.
Përmbledhja e Rolit
Supervizori i Prodhimit do të jetë përgjegjës për organizimin, drejtimin dhe koordinimin e përditshëm të linjës prodhuese, duke siguruar që proceset të zhvillohen sipas standardeve më të larta të cilësisë, efikasitetit dhe afateve të përcaktuara.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Planifikimi, shpërndarja e detyrave dhe monitorimi i drejtpërdrejtë i punonjësve në linjat e prodhimit.
- Sigurimi i mbarëvajtjes së vazhdueshme të operacioneve prodhuese dhe eliminimi i ngecjeve teknike apo operacionale.
- Kontrolli i zbatimit të standardeve të cilësisë gjatë gjithë ciklit të punës dhe inspektimi i produkteve finale.
- Menaxhimi dhe optimizimi i lëndës së parë për të minimizuar humbjet dhe mbetjet e prodhimit.
- Monitorimi i mirëmbajtjes bazë të makinerive dhe pajisjeve të punës në bashkëpunim me stafin teknik.
- Zbatimi rigoroz i rregulloreve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Raportimi i rregullt ditor dhe javor te menaxhmenti mbi rendimentin, vëllimin e prodhimit dhe çështjet operacionale.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Përvojë e mëparshme e dëshmuar (preferohet 2+ vite) në mbikëqyrje, menaxhim ekipi ose role të ngjashme në sektorin e prodhimit (përparësi përbën përvoja në industri të përpunimit të materialeve, plastikë apo tekstil).
- Njohja e gjuhës angleze.
- Shkathtësi të shkëlqyera në udhëheqje, menaxhim njerëzish dhe zgjidhje të shpejtë të problemeve në terren.
- Diplomë e shkollës së mesme (arsimi i lartë në inxhinieri, menaxhim apo fusha teknike përbën avantazh).
- Aftësi të mira organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe orientim drejt rezultateve.
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion në një ambient dinamik industrial.
Çfarë Ofrohet
- Pagë konkurruese dhe e rregullt, e negociueshme sipas përvojës dhe kualifikimeve.
- Ambient pune i sigurt, profesional dhe me stabilitet afatgjatë.
- Mundësi reale për zhvillim dhe avancim brenda strukturave të kompanisë.
Mënyra e Aplikimit
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë jetëshkrimin e tyre (CV) në adresën elektronike: hr@acconte.al
Në subjektin e email-it shënoni: "Aplikim pune: Podujevë"
Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjeve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë.