SHPALLJE PUNE
Water Group Kosova SH.P.K. - Uji Crystal kërkon një shitës ambulantiv me bazë pune në Prishtinë.
BAZA DITORE - NISJA DHE KTHIMI: PRISHTINË
TERRITORI I SHITJES DHE SHPËRNDARJES: FERIZAJ, LIPJAN, SHTIME, KAÇANIK, VITI DHE HANI I ELEZIT
Punëtori paraqitet çdo mëngjes në bazën e kompanisë në Prishtinë, merr automjetin dhe mallin, e mbulon territorin e caktuar dhe në përfundim të ditës kthehet në Prishtinë.
Çfarë ofrojmë
- Kontratë të rregullt pune.
- Pagë fikse.
- Bonus sipas rezultateve të shitjes.
- Kontribute pensionale të paguara rregullisht.
- Pushim vjetor të paguar dhe pushime të tjera sipas Ligjit të Punës.
- Automjet dhe mjete pune nga kompania.
Detyrat
- Vizita te klientët, shitja dhe dorëzimi i produkteve.
- Gjetja e klientëve të rinj dhe zhvillimi i shitjes në territorin e caktuar.
- Ngarkimi i mallit në bazën e Prishtinës dhe shkarkimi te klientët.
- Respektimi i çmimeve dhe rregullave të kompanisë.
- Inkasimi i pagesave dhe barazimi ditor i mallit, faturave dhe parave.
- Kujdesi për automjetin dhe komunikimi korrekt me klientët.
Kërkesat
Vendbanimi në Prishtinë ose rrethinë.
Patentë shoferi e kategorisë B - e domosdoshme.
- Aftësi komunikimi dhe shitjeje.
- Përgjegjësi me mallin, pagesat dhe orarin.
- Gatishmëri për punë në terren dhe ngarkim-shkarkim.
- Përvoja në shitje ose shpërndarje është përparësi.
- Njohja e territorit të caktuar është përparësi.
Aplikimi
Dërgoni emrin, vendbanimin, numrin e telefonit dhe një përshkrim të shkurtër të përvojës. Mund të dërgoni edhe CV, por nuk është e domosdoshme.
Email: watergroupkosova@gmail.com
Telefon, WhatsApp dhe Viber: +383 46 158 158
Afati i aplikimit: Deri në plotësimin e pozitës.