1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs Pune:

  • Content Creator (Video Creator për TikTok, Instagram & Reels)

Përshkrimi i Punës:

Jemi në kërkim të një Content Creatori kreativ dhe energjik, që të jetë pjesë e studios sonë të bukurisë. Pozita kërkon dikë që ka pasion për krijimin e videove kreative, trendeve të reja në rrjete sociale dhe aftësi për të paraqitur në mënyrë tërheqëse punën dhe atmosferën e sallonit.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Krijimi i videove profesionale për TikTok, Instagram dhe Facebook Reels.
  • Regjistrimi i videove gjatë punës së ekipit të make up-it, flokëve dhe beauty styling.
  • Krijimi i përmbajtjes kreative që përshtatet me trendet aktuale në rrjete sociale.
  • Editimi i videove me aplikacione si CapCut, Premiere Pro, Final Cut Pro ose të ngjashme.
  • Bashkëpunim i ngushtë me ekipin për ide të reja marketingu dhe storytelling.
  • Optimizimi i përmbajtjes për të rritur shikimet dhe ndërveprimin në platforma sociale.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Përvojë në krijimin dhe editimin e videove për rrjete sociale.
  • Njohuri për trendet më të fundit në TikTok, Instagram dhe Facebook Reels.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë kreative, me shpejtësi dhe kujdes ndaj detajeve.
  • Njohuri bazë në ndriçim dhe kompozim video është përparësi.
  • Përvojë me përmbajtje “before & after” në beauty, make up ose hairstyling është avantazh.

Çfarë Ofrojmë:

  • Ambient pune modern dhe dinamik në studio bukurie.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Pagë konkurruese dhe fleksibilitet në orar.

Si të Aplikoni:

Dërgoni CV-në tuaj dhe disa shembuj të videove që keni krijuar për rrjete sociale përmes butonit "Apliko Këtu" ose në emailin: studioselvete@gmail.com 

Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një ekipi që nxjerr në pah bukurinë e vërtetë!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet