1
PREMIUM PLUS

Merchandiser - Rajoni (Fushë Kosovë, Komoran dhe Drenas)

Ruaj
Erc Trade
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ERC TRADE L.L.C. shpall konkurs për pozitën: 

Merchandiser – Rajoni (Fushë Kosovë, Komoran dhe Drenas) 

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Është përgjegjës për ruajtën dhe zgjerimin e pozicionimeve dhe ekspozimin e të gjitha produkteve  të kompanisë nëpër pikat shitëse te përcaktuara. 
  • Përkujdesët për plotësimin e stokut të produkteve ne rafte dhe për vendosjen e produkteve në  rafte sipas planogrameve dhe udhëzimeve të kompanisë. 
  • Sigurohet që të gjitha produktet janë të dukshme, të pastërta dhe të renditura sipas standardeve të  brendit, si ne rafte te rregullta ashtu edhe ne pozita sekondare. 
  • Përkujdeset për rritjen e dukshmërisë së produkteve duke shtuar numrin e facing në rafte sipas  objektivave të përcaktuara. 
  • Monitoron gjendjen e stokut dha përkujdesët për afatet e skadimit të produkteve.
  • Mirëmbanë freskinë e produkteve duke implementuar parimin FIFO (first in - first out).
  • Kujdeset për vendosjen dhe mirëmbajtjen e çmimeve me pakice të produkteve.
  • Vendosja dhe mirëmbajtja nëpër pika shitëse e materialeve promovuese sipas strategjisë se  brendeve përkatëse 
  • Mbledhja e informatave nga tregu dhe raportimi ne kompani 
  • Respektimi i orarit dhe itinerarit (rute planit) të vizitave të përditshme në teren
  • Kryen edhe punë tjera në përputhje me vendin e caktuar të punës sipas rregullave dhe udhëzimeve  të përcaktuara nga ana e Kompanisë dhe menaxherit mbikëqyrës. 

Mbikëqyrja

  • Merchandiser punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe raporton tek Menaxheri i tregut.

Kushtet e përgjithshme:  

  • Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme;  
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup;  
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil; 
  • Preferohet të ketë përvojë pune në pozitën përkatëse;  
  • Të posedojë patentë shofer kategoria B.  

Procedura e Aplikimit: 

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë direkt përmes butonit "Apliko Këtu" ose të dërgojnë CV dhe  dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: hr@erctrade-ks.com

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni dhe regjioni, në të kundërtën aplikacionet ku  nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.  

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohem në fazat e mëtejme të rekrutimit Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet