1
PREMIUM PLUS

Mirëmbajtese (2) (Ferizaj)

Ruaj
Daakonn Investment
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

DAAKONN SH.P.K. Shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës:

  • Mirëmbajtese  

Numri i pozitave të hapura : 2

Lokacioni: Ferizaj 

Detyrat kryesore

  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta  të hotelit sallave të konferencave, zyrave,  holleve, dhomave të pushimit dhe hapësirave të tjera të përcaktuara nga Hoteli- Mercure Ferizaj;
  • Pastrimi dhe dezinfektimi i banjove dhe hapsirave të përbashkëta të Hotelit;
  • Sigurimi i standardeve të larta të higjienës dhe pastërtisë;
  • Përdorimi i drejtë dhe i sigurt i mjeteve dhe produkteve të pastrimit;
  • Raportimi i çdo dëmtimi, defekti apo mungese të konstatuar në hapësirat e Hotelit;
  • Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me funksionimin e departamentit të mirembajtjes;
  • Bashkëpunimi me stafin e hotelit për të siguruar shërbim cilësor dhe përmbushjen e standardeve të përcaktuara;
  • Fikja e dritave dhe mbyllja e dyerve në fund të ditës, kur është e nevojshme;
  • Fleksibilitet për orare të ndryshueshme pune gjatë ditës, duke përfshirë fundjavat dhe oraret e mbrëmjes ; 
  • Përgjigjja ndaj thirrjeve emergjente sipas nevojës;
  • Kryerja e çdo detyre tjetër të kërkuar nga përgjegjësit.

Kualifikimet dhe aftësitë

  • Min 2 vjet përvojë paraprake në pastrim, hoteleri apo mirëmbajtje;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Gatishmëri për punë me orar fleksibil dhe në ndërrime;
  • Organizim dhe menaxhim i mirë i detyrave;
  • Komunikim korrekt dhe sjellje profesionale ndaj mysafirëve dhe stafit.

Përgjegjësitë shtesë (opsionale)

  • Kujdesi për furnizimet e nevojshme
  • Koordinimi me departamente të tjera për nevoja operative

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi ne kuader te nje brendi Internacional,
  • Kompensim konkurrues,
  • Trajnime profesionale sipas standardeve te grupit Accor, mundësi për avancim në karrierë.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët duhet të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe referencat) në adresën ; info@daakonn.com  ose permes butonit te meposhtem

Afati për aplikim është deri më 25.09.2026. Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet